Ditar/16 Shtator

Njeriu njeh kaq shumë gjëra jashtë tij. Objektet rreth tij, njerëzit tjerë, aq informata të llojllojshme të cilat i janë grumbulluar pa kujdes në mendje. Por, paradoksi i ekzistencës njerëzore do të përsëritet aq shpesh, aq dhembshëm, aq shumë herë, tek aq shumë njerëz: ai mund ta kalojë të tërë…

Ditar/10 Qershor

Imagjino një jetë të lumtur, një shoqëri të lumtur, një botë të lumtur… gjithcka që ekziston e lumtur dhe për fund një vdekje e lumtur, duke qeshur. Mendoi njerëzit vetëm duke qeshur, duke u gëzuar, duke thirrur e bërtitur nga lumturia e ngazëllimi për jetën. Tash imagjino po këta njerëz,…

Ditar/31 Tetor

Fuqia e imagjinatës është shkëputja, kalimi matanë. Pa imagjinatën jeta e njeriut do ishte e thatë, pa ngjyra, monotone… Imagjinata është përtej së mirës dhe së keqes. Mos ki frikë të imagjinosh. Jeto në intimitetin që ta ofron imagjinata. Shkëputu nga vetja dhe guxo të shihesh në sy me veten. Bisedo… Nëse…

Ditar 26/09

Nuk ka gjë më të rëndë dhe më ngushëlluese në të njëjtën kohë, se kur e ke zbuluar karakterin e çuditshëm të kësaj bote. E kam fjalën kur ke kuptuar, kur je habitur, me gjithçka: me ekzistencën tënde së pari, me gjithçka që na rrethon, me harmoninë e universit, me…

Ditar/ 29 Korrik

Njeriu kurrë nuk është i lumtur. As atëherë kur bëhet se është. Ka një trishtim në shpirtin e njeriut, një trishtim që mbase i vije nga të ekzistuarit. Vet ekzistenca, të qenit në një botë të pakuptimtë, është një trishtim, një ankth pa dalje. Nuk i besoj njeriut kur thotë…

Ditar/15 Qershor

Nëse do më duhej të zgjedhja një gabim që rëndom ndodh në rini, nga mungesa e përvojës me veten, atëherë do të ishte një lloj padurimi për ti dhënë përgjigjen përfundimtare jetës, për tu kapur dikund. Një nevojë e brendshme për tu afirmuar në Botë dhe në sy të të…

Ditar 26/06

Askush nuk mund ta kuptoj, pa e provuar në lëkurën e tij, se çka do të thotë të jesh i mohuar nga personi që e ke dashur me gjithë zemër. Është ndjenja më e rëndë që mund t’i ndodhë njeriut. Dhe a e dini pse? Nuk ka të bëjë edhe…

Ditar / 5 Maj

Ndoshta njeriu e arrin pjekurinë kur nuk e ndjen më nevojën t’i justifikoj veprimet e tij tek tjerët. Kur nuk u përgjigjet përgojimeve të të tjerëve. Ai ka aq shumë rehati me veten, saqë asgjë nuk mund ta lëkund në mendimet dhe qëndrimet e tij. Dhe kjo rehati, ndoshta, është…

Ditar / 10 Prill

Njerëzit e kanë të pamundur të mos gjykojnë. E dini si është puna: ka shumë humnerë tek njeriu. Neve na duhet njëri tjetri që ta hedhim vrerin. Askush nuk do ta gjykoj vetveten, se është më e lehtë që fajin ta hedhim tek tjetri. A keni ndeshur ende një njeri,…

Ditar / 2 Prill

– Jemi mësuar në qetësi – më tha nëna. Po mendoja, tani kam hyrë për 60 vjet, më e shumta mund të jetojë edhe 10 vjet. Jam mërzitur, më shkoj jeta… – Po nuk duhet ta mendosh kështu, ia ktheva. Sa e sa njeriu nuk e ka pasur këtë fat,…