Ditar / 2 Prill

– Jemi mësuar në qetësi – më tha nëna. Po mendoja, tani kam hyrë për 60 vjet, më e shumta mund të jetojë edhe 10 vjet. Jam mërzitur, më shkoj jeta…

– Po nuk duhet ta mendosh kështu, ia ktheva. Sa e sa njeriu nuk e ka pasur këtë fat, pra që t’i arrijë të gjashtëdhjetat.

Por vetmevete, po mendoja, se sa të drejtë kishte nëna. Sa shumë që e ndjeja dhimbjen e saj, mërzinë e saj, por s’kisha se si t’i ndihmoja, përtej asaj që mund të thuhet me fjalë. Me një fjalë, nënës mund t’i ndihmoja me disa psonisje koti, broçkulla.

– Nënë ke për të jetuar edhe shumë vite. Shumë dekada. Të premtoj. Nuk duhet ta mendosh fundin, nuk ka asgjë më torturuese se kjo.

Ajo vazhdoj me të sajën. Kësaj here nëna qe këmbëngulëse në pesimizmin e saj.

Me një si zë të mekur, tha: – Ah sesi është jeta!

Comments are closed.

Navigate