Imagjino një jetë të lumtur, një shoqëri të lumtur, një botë të lumtur… gjithcka që ekziston e lumtur dhe për fund një vdekje e lumtur, duke qeshur.
Mendoi njerëzit vetëm duke qeshur, duke u gëzuar, duke thirrur e bërtitur nga lumturia e ngazëllimi për jetën.
Tash imagjino po këta njerëz, të lumtur edhe në një varrim. Imagjino njerezit e njejtë në dhomën e spitalit, aty ku nëna, babai, djali apo vajza po japin shpirt, po shuhen. Imagjino njerëzit duke humbur pasurinë dhe duke qeshur… duke shkatërruar natyrën, të lumtur; duke qenë në dhimbje të mëdha fizike dhe të lumtur… apo, imagjino njerëzit e lumtur duke vrarë!
Tash shfrenoni edhe më tutje imagjinatën dhe pyesni veten? A do doni të jeni të lumtur?
Lumturia e ndal shtegtimin. Lumturia është mungesa për mungesën.
Njeriu për sa kohë do të jetë kështu si është, do të jetë tash me të vërtetë i lumtur vetëm për një arsye: Sepse ai nuk është i lumtur ashtu sic ëndërron të jetë.
Përqafoje dhimbjen, dëshpërimin, vuajtjen, mungesën. Jeto me këto nëse dëshiron të jesh-për veten, sepse askush tjetër nuk ekziston.
Comments are closed.