Ditar / 19 Prill

19 Prill 

Ditë me shi 

A jemi ne ata që jemi apo ata që nuk jemi?

 Do të duhej të ishim ata që nuk jemi. Vetëm duke qenë ata që nuk jemi, ne mund të jemi ata që jemi. Gjithëherë njeriu duhet të zbulojë dicka të re tek vetja. Kjo na bën të jemi ata që nuk jemi dhe në të njejtën kohë ata që jemi. Sepse të jesh do të thotë të zhvillohesh. Dhe të zhvillohesh do të thotë të mos jesh në të djeshmen. Nëse ndalemi së kërkuari brenda vetes, ne do të jemi gjithmonë po ata të njejtët, të pandryshueshmit, aksidentalët. Apo thënë ndryshe ata që nuk jemi. 

Njeriu duhet ti gjej brenda vetes shkaqet fillestare për tu cliruar nga e djeshmja. Vetëm kështu ai mund të qesh ashtu sikur qeshte dikur. Njeriu duhet të zbulojë fëmijën brenda tij të cilin ja vodhën bota dhe shoqëria. 
14:10 

Comments are closed.

Navigate