Ditar/ 2 Shkurt

Ç’është kështu me mua? – vallëzoj e vallëzoj çmendurisht me këngë të huaja! Ndoshta ky është fati im; të vallëzoj pafund këngët e dëgjuara. Me gjasë më vije nga mishërimi im në to !?

Nuk dua të pajtohem me këtë gjë sepse vallëzimi nuk duhet bëhet vetëm me lëvizje sinkronike pa atë sensin shpirtëror. E unë po e vërej veten që asnjëherë se kam ndjerë ashtu melodinë e atyre këngëve  – që të më bëjë ta vallëzoj shpirtërisht. Sa qartë po shoh se deri tash gjithmonë kam hedhur vallen në festat e huaj, me shpirt boshatisur, pa as edhe një melodi burimore që të më gjallëroj qenësisht.

Ah sa më vije të çjerr zërin duke thirrur – “Dua këngën time” – se vetëm atë dua ta vallëzojë përjetësisht. Deri në çmendi do kërkoj e do këndoj – ku është kënga ime e pa kënduar?

Comments are closed.

Navigate