Ditar / 21 qershor

Vajza e Furrës.

Shkova sërish sot në furrën e lagjes. Vajza e furrës nuk ishte. Ka ikur gjetiu. Ka kohë që s’po e shoh më. Nuk do t’i shoh më ata sytë e saj bojë qielli dhe atë buzëqeshjen naive.

Vajza tjetër, më pa si konsumator.

Këto ditë kam menduar se sa e frikshme është që nuk do ta shoh më vajzën e furrës. Jeta do ta vërtis larg, shumë larg në rrugët e botës. Unë këtej në kërkim të rrugëve me kalldrëm.

Por ne, më shumë gjasë, kurrë më nuk do ta shohim njeri-tjetrin. E ndjej ketë. Do të vdesim të dytë pa e parë njeri-tjetrin.

Mbase unë jam vonuar. Mbase është dashur të veproj më shpejt.

Po a nuk është kjo vetë jeta: një mbase e akullt!

22:50

 

 

Comments are closed.

Navigate