Ditar 26/09

Nuk ka gjë më të rëndë dhe më ngushëlluese në të njëjtën kohë, se kur e ke zbuluar karakterin e çuditshëm të kësaj bote. E kam fjalën kur ke kuptuar, kur je habitur, me gjithçka: me ekzistencën tënde së pari, me gjithçka që na rrethon, me harmoninë e universit, me tokën që na ushqen, me të gjitha gjallesat mbi të. Është habi përtej habie se si mund të ekzistoj bota. Më kap ankth, trishtohem, kur mendoj se si është e mundur të ekzistoj diçka. Nuk ka frikë dhe ankth më të madh sesa frika dhe ankthi që na vjen nga të ekzistuarit. Dikujt në mënyrë të vetëdijshme e dikujt në mënyrë të pavetëdijshme. Kjo vetëdije mbi veten, kjo vetëdije mbi karakterin e çuditshëm të kësaj bote, di të jetë edhe ngushëlluese. Njeriu i vetëdijshëm jeton më shumë, po them. Ai shijon gjërat përreth, natyrisht me gjithë frikën dhe ankthin. Por ama shijon të tashmen, është i vendosur me të dyja këmbët në tokë. Po rastisi puna të qe pak edhe ëndërrimtar dhe po pati sadopak besim tek mirësia njerëzore, mund ta dashurojë, mbase, po them, mund ta dashurojë Njeriun.

Mesnatë

Comments are closed.

Navigate