Ditar/15 Janar

Ka ca kohë që e kam shpeshtuar cigaren. Tek po tymosja afër dritares, shikimin kisha nga rruga dhe po mendoja mbi kuptimin e jetës. Më dolën përpara shumë njerëz si fotografi. Shumë gjëra; Shumë ndodhi. Të gjithë ata njerëz nuk më thonin asgjë. Nuk ndjeja asgjë…nuk i urreja, as nuk i doja…vetëm parakalonin para syve të mi. Mendova se qellimi i jetës është çlirimi. Kuptimi i jetës është çlirimi. Clirimi nga çdo gjë, edhe nga urrejtja edhe nga dashuria edhe nga njerëzit… Në atë çast e doja aq shume jetën dhe kuptova që jetën mund ta duam vetëm kur çlirohemi nga çdo tendencë çfarëdo qoftë ajo. Mendoj që është moment shume i rëndesishëm ky që më ndodhi pak më parë në dritare. Me duket se po e ndjej nga brenda. Jeta ime tashmë do jetë me kualitative, më e sinqertë!

10:32

Comments are closed.

Navigate