Arthur Schopenhauer: Mbi intelektualin kanibal

Filozofi gjerman Arthur Schopenhauer njihet si një nga kritikët më të ashpër të filozofisë idealiste gjermane, me theks të vecant i filozofisë së Hegelit. Ai ndonëse shpesh hyn edhe vet si pjesë e filozofisë idealiste, kishte kritika të ashpra për të. Kryevepra e Schopenhauer llogaritet të jetë “Bota si Vullnet dhe Përfaqsim” e cila përbëhet prej 4 librave. Në këtë vepër ndonës ai merr shumë nga filozofia e Immanuel Kant, ka edhe dyshime dhe e krition në disa vende atë. Pas publikimit të librit Schopenhauer ishte entuziast se libri do kuptohet ose kthehet vemendja tek ai por fatkeqësisht ndodh e kundërta, ai mbetet i dëshpëruar pas publikimit të parë. Kjo e shtyn Schopenhauerin të jap një sqarim në lidhje me pikëpamjen e vet duke qenë i pakënaqur me këtë elitë pseudo intelektualësh që sipas tij janë: Hegelin, Fitchen, dhe Shelingun. Schopenhaueri i distancuar nga ta, shfaq pakënaqësinë në parathënien e botimit të veprës së tij për herën e dytë ku mund të vërehët më haptazi kritika e drejtuar tek ta. Megjithatë ndonëse e ribotuar, edhe kjo vepër nuk mirpritet mirë nga publiku.

Ja kritika e Schopenhauerit për pseudo-intelektualët sic i quan ai:

“Unë gjendem gjithmonë në anën e reflektimeve, domethënë të meditimeve racionale dhe të shprehjes së ndershme, e kurrë në anën e frymëzimit, të quajtur intucioni intelektual ose mendimi absolut, por që emrin e vërtetë e ka sharlratanizëm dhe mburraveci. Duke punuar në këtë frymë dhe duke parë gjithmonë të keqen dhe të gënjeshtrën të fitojnë nderin univerzal, madje të vlerësohet shumë dënglamadhësia (aludon për Fihten dhe Shelingun) dhe sharlatanëria (aludon për Hegelin), kam kohë që kam hequr dorë nga duartrokitjet e bashkombësve të mi. Është e pamundur që një brez si ky i sotmi, i cili, për njëzet vite me radhë ka trumbetuar Hegelin, këtë Kanibal intelektual, si më të madhin e filozofëve me aq shumë zhurëm e jehona e saj të ndihet në të gjithê Evropën, të mund t’i lindë dëshira të duartrokasë atë qe e ndimon këtë gjë.”

Përgatiti: Arbër Ramadani

Comments are closed.

Navigate