Intervistë me filozofin dhe sociologun polak, Zygmunt Bauman (1925-2017)
Krijimet më të mëdha në historinë e kulturës u ngjizën në kohë të errëta, me një mizori çnjerëzore – një postulat i mendimit estetik dhënë nga filozofi polak Zygmunt Bauman, ndarë nga jeta pak kohë më parë, kur është shprehur në një intervistë të dhënë tek “I Diavoli”, duke paralajmëruar se revolucioni kulturor është një sipërmarrje afatgjatë
Mendimtari polak na shtyu ta shohim drejt në sy kapitalizmin që – siç shkruante ai – është në thelb një sistem parazitar. Si të gjithë parazitët mund të begatojë për një farë periudhe, kur gjen një organizëm ende të pashfrytëzuar me të cilin të ushqehet. Na detyroi të këqyrnim mes kthesave të globalizmit të politikave neoliberale, të shpërbërjes së indit shoqëror të jetës sonë të skartuar. Na mësoi se frika dhe urrejtja kanë të njëjtën origjinë dhe ushqehen me të njëjtin ushqim. Na ftoi të fshiheshim pas sloganëve. Në intervistën e tij dhënë tek ‘I Diavoli’ na paralajmëroi: Revolucioni kulturor është një sipërmarrje afatgjatë. Baumani vdiq, pak kohë më parë, në moshën 91 vjeçare dhe konsiderohet dëshmitari i bashkëkohësisë sonë, interpretues i kohës sonë, teoricien i modernitetit të rrëshqitshëm, i pavijueshëm, pjesërisht i pavlerë. Hebreu polak lindi në vitin 1925, u arratis në moshën 14 vjeçare nga Bashkimi Sovjetik i dikurshëm, për shkak të pushtimit nazist të Polonisë. Studiues i Marksizmit, komunist dhe më pas antikomunist, Baumani kaloi një jetë si i huaji i përjetshëm: në Angli, Izrael, Poloni. Linda i huaj dhe do të vdes i tillë – ishte shprehur ai.
Profesor emerito i Sociologjisë në Universitetin e Leeds-it, në shkrimet e veta tregoi ferrin dhe utopinë e botës së rrëshqitshme (likuide). Na ekspozoi ndaj rreziqeve të çndërmjetësimit në epokën e internetit, ndaj kurtheve të shoqërisë sonë, padronia e pabarazive, ku konsumi praktikisht duket tashmë Sovran. Na çoi të lundronim në mekanizma të shoqërisë së konsumatorëve, ku identitetet përhumben. Këto të thëna qartë tek libri i tij: ‘Për të gjitha shijet; kultura në epokën e konsumit’. Gjatë intervistës eksploroi frikën e progresit dhe perspektivat e Millennials, reflektoi për të ardhmen e punës me robotët dhe për atë të pabarazive shoqërore të ditëve tona, mes strategjive miope të istikameve ndaj emigrantëve.
INTERVISTA
Në analizën tuaj të industrisë kulturore, nuk merreni veçanërisht me sektorin e mediave. Ky kuadër rihyn në hetimin e përgjithshëm, apo zë një vend të veçantë?
Bauman: Tek shumëfishimi i mediave një prej eseve të pranishme në libër “Zakoni i shtëpisë”, Umberto Eko nënvizon: Çfarë janë radioja dhe televizioni sot, e dimë – një shumësi të pakontrollueshme të mesazheve që secili individ përdor, që të ndërtojë zgjedhjen e vet të programeve përmes përdorimit të telekomandës. Po çfarë është një mjet komunikimi i masave në botën e sotme? Një program televiziv – sigurisht dhe ai – por ku gjendet ky mjet komunikimi? Është shtojca e një të përditshmeje, është transmetimi televiziv, është bluza Polo (e stampuar dhe qëndisur me logon e prodhuesve)? Këtu kemi jo një, por dy, tre, ndoshta më shumë masmedia që veprojnë përmes kanaleve të ndryshme. Në këtë pikë është e ligjshme të pyesim se cili është ai që e dërgon mesazhin? Nuk ka më një autoritet, por gjithçka ndodh vetë (sa ngëshullues është ky mesazh). Pushteti origjinal rezulton shmangës, i pakapshëm dhe nuk ka më asnjë që mund të flaës për një projekt që lind nga një projekt (sigurisht një plan ekziston, por nuk është i qëllimshëm, pra nuk mund të jetë objekt i një kritike të drejtuar me një analizë dhe një gjykim tradicional).
Eko shkroi esenë e cituar në vitin 1983 dhe nuk duhet të habitemi që radioja dhe televizioni ende figurojnë shkaku kryesor i dramës së komunikimit të masave. Nëse autori do të kishte jetuar derisa ta përditësonte esenë që ta përshtaste me ëfi, internetin, formatin e xhepit, me kompjuterat me prekje, të erës dixhitale, do të kishte sigurisht shumë më shumë pyetje që duheshin shtruar dhe shumë probleme të cilave duhej t’u jepnim një përgjigje të pakundërshtueshme. Dikur shpresohej se informacioni ishte në gjendje ta ndante botën në mënyrë të lexueshme, duke i pajisur rrugët me shënja rrugore që në kryqëzime të ishin në gjendje të ndaleshin dhe rezistues ndaj erës. Investimi kryesor bazohet tek kthimi i treguesve përsosmërisht të lëvizshëm, të mbështetura në rrota të lubrifikuara shumë mirë, që mund të shtyhen lehtë dhe të rrëshqasin me një prekje të thjeshtë të një butoni “fshi” të një monitori që përdoret lehtë. Një strukturë tepër mikpritëse, gjithnjë e më shumë e përdorur nga internetasit në kërkim të një zone komode, brenda asaj bote të dëshpëruar, ende pazgjidhmërisht të turbullt, të njohur si kaotike dhe konfuze. Me elementë të tillë, përfshi dhe lehtësitë në çdo compjuter, t’i shpërbësh mesazhet nga konfuzioni shumëkanalësh, shndërrohet për pronarët e lehtë sa dhe t’i formosh – edhe pse në të dyja rastet është i njëjti rrezik dhe i vlefshëm deri në një njoftim të mëtejshëm. Në një botë të përshtatur me një pajisje të ngjashme për përcaktimin, lundruesit satelitorë duhet të përditësohen gjithnjë e më shpejt, ndërsa rreziku për pjesën më të madhe të shoferëve qëndron tek fakti se i shohin të parakaluar dhe përfundojnë jashtë piste.
Në kapitullin e dytë të librit shkruani se tregu i konsumit arriti ta nënshtrojë kulturën me logjikën e modës, duke u përballur me çështjen nga ana e publikut/konsumator, i uritur dhe në të njëjtën kohë i pangopur. Por çështja është tjetër: në modë dhe kulturën me kosto të ulët, lidhet me një kosto të lartë njerëzore, shoqërore, të kushteve të punës dhe shëndetit. Në dritën e kostos reale të industrisë likuide, sa është ekonomikisht dhe shoqërisht i besueshëm ky model i prodhimit në kohëgjatësi?
Bauman: Mbështetja është çështja themelore (edhe pse një mes të shumtave) e shtruar në mëdyshje për mënyrën tonë aktuale të kuptimit të jetës: e drejtuar nga moda dhe e udhëhequr nga një ekonomi tregu e përqëndruar tek konsumi. Jam dakord: në periudhën e gjatë (sido që ta matim) mënyra e konsumit të jetës nuk është e bazueshme: planeti, aftësia e tij që ta mbështetë jetën, nuk do të jetojë gjatë. Sipas disa vlerësimeve, nëse pjesa tjetër e botës do ta ngrinte nivelin e vet të konsumit derisa të arrinte atë të SHBA apo Zvicrës, do të ishte e nevojshme të bëheshin katër projekte të tjerë që ta kënaqje kërkesën. Ku t’i kërkosh? Si t’i arrish? Thirrje alarmi ngrihen më shpesh, vetëdija e një pamatësie thelbësore mes aftësisë së planetit dhe egërsisë së ekonomisë sonë me tepëri dhe mbeturina, po përhapet. Politikanët gjithnjë e më shumë e ndjejnë presionin se duhet të bëjnë diçka për të marrë masa, ose të paktën t’i shtyjnë katastrofat – por nuk ka ndryshuar shumë në mënyrën tonë të jetës deri tani.
Unë besoj se përgjegjësia e asaj që po i bën të paefektshme përpjekjet për ta ndalur kalbësinë qëndron te dy kushte paraprake që e përcaktojnë mënyrën tonë të mendimit dhe veprimit. Hipoteza e parë: që përgjigjja e vetme e duhur që t’u bëhen ballë problemeve sociale është një rritje e mëtejshme e PBB, sesa një rimendim dhe një reformë e botës, ku ky prodhim shpërndahet dhe përdoret; dhe hipoteza e dytë: që të gjitha rrugët që të çojnë tek lumturia dhe kënaqësia kalojnë nëpër dyqane dhe pazare, përmes blerjes së sendeve të reja dhe hedhjen e të vjetrave. Të dyja hipotezat janë në dukje false; t’i refuzosh, por do të kërkonte vetëm një revolucion kulturor. Revolucioni është një sipërmarrje afatgjatë, më e rëndësishmja. Dhe në fakt, problem i madh “i jetës apo vdekjes” i kohës sonë konsiston në identifikimin se cili prej të dy intervaleve – ai i aftësive mbajtëse të planetit dhe ai i rishikimit të mënyrës sonë të të jetuarit – do të zgjasë më shumë.
Ju përballeni me të ashtuquajturën “praktikë të çangazhimit” në lidhje me multikulturalizmin. Mund të bëhet fjalë për një evolucion të përbërësit ekonomik të elitës globale të një ndryshimi të gjeopolitikës ndërkombëtare ku, përballë shumë çekuilibrave, asnjë fuqi nuk mund të quhet dominuese ndaj të tjerave dhe tendencat izoluese bëhen gjithnjë e më të forta?
Bauman: Aktualisht jetojmë në hijen e asaj që mund ta quajmë “një ringjallje e mentalitetit tribal”. Kjo prirje rrjedh nga një përgjigje publike pak a shumë spontane, edhe pse transformimet jokoherente të kushteve ekzistenciale që mes tyre kontribuojnë që ta bëjnë të tashmen jo më pak “vendin e huaj” të së shkuarës, ishin të njohura në evolucionin tonë të shpejtë befasues dhe këmbëngulës, duke e kapur të papërgatitur botën moderne. Duke pushuar së qëni një cilësi ekskluzive e së shkuarës ‘vendi i huaj”, rezultati thotë se kufiri që e ndan të shkuarën nga e tashmja, duket i zverdhur progresivisht dhe të gjitha pikat e kufijve janë zbrazur. E ardhmja është po një vend i huaj – edhe pse mund të vihet re mes bashkëkohësve tanë një interes që të na kufizojë ne më me rigorozitet dhe në mënyrë të padepërtueshme në të ardhmen, sesa në të shkuarën: numri i turistëve që presin të vizitojnë dhe ekspolorojnë atë vend të veçantë të huaj që mbledh në vetvete veçantinë e së ardhmes, po zvogëlohet me shpejtësi dhe tashmë kufizohet në më optimisten dhe aventuroren mes nesh. Numri i personave që nxitonin të udhëtonin me shpresën që të gjenin në të ardhmen më përvoja të kënaqshme, sesa në të shkuarën, duket i pakësuar edhe më shpejt. Filmat tanë dhe romanet e fantashkencës janë arkivuar në katalogët e seksionit film horror dhe letërsia gotike. Pasi humbëm besimin tek aftësitë tona kolektive për t’i zbutur ekseset, duke i bërë më pak të frikshëm dhe të neveritshëm, në kohët e sotme kemi frikë për të ardhmen më shumë, sesa përgatitja jonë për ta pritur. Atë që për inerci e quajmë progres, evokon sot emocione të kundërta me ato që kishin qëllim të ngjallte Kanti që krijoi konceptin: në më të shumtën e rasteve do të thotë frikë ndaj një katastrofe më kërcënuese dhe jo gëzimi për ta parë drejt një mirëqënie më të madhe dhe vështirësitë më shqetësuese lidhen me mundësinë e vdekjes dhe ta flakesh në harresë.
Në mbyllje të esesë suaj përshkruani si urgjente nevojën që krijimtaria kulturore duhet të subvencionohet nga shteti. Përtej shpresës, a e keni në mend ndonjë, ose më shumë shtete që në gjendjen aktuale mund t’i kenë kartat në rregull dhe vullnetin që ta fillojnë një politikë të këtij lloji?
Bauman: Një proverb i vjetër thotë: në kohën e luftës, muzat heshtin. Kjo nuk është e gjitha e vërtetë, mjaft të mendosh se krijimet më të mëdha në historinë e kulturës u ngjizën në kohë të errëta, me një mizori çnjerëzore; por qeveritë, duke u përqendruar tek promovimi dhe praktika e mosmarrëveshjeve tribale – ose në konkurencën e pamëshirshme dhe aqrmiqësinë e llojit tribal, sesa tek kooperimi ndërkombëtar që mund ta shtojë pasurinë e përbashkët të fitoreve kulturore – nuk kanë mundësi t’i kushtojnë vëmendje artit dhe të kujdesen që ta sponsorizojnë krijimtarinë kulturore të artistëve (me përjashtim të nxitjeve drejtuar shërbimeve të tyre të propagandës). Është më shumë tregu i konsumit që merr rolin e një mecenati kolektiv – megjithatë me pasoja jo veçanërisht të këndshme që u përpoqa t’i renditja në librin që i referoheni. Në shpërndarjen e dashamirësisë së tyre tregjet priren ta drejtojnë së pari vetveten në bazë të disa kritereve (si p.sh vlera e argëtimit ose e fitimeve), shumë shpesh të huaj në shpirtin krijues kulturor me cilësi të lartë.
Meqë ra fjala për pabarazi, ju sillni kritikën e Rorty-t ndaj së majtës amerikane që e i konsideron një aspekt të dallimeve kulturore dhe si të tilla që e meritojnë respektin. Çfarë mund të ndodhë, nëse zbulohet se pabarazia e plotë nuk është ekonomikisht efikase? Në një artikull në American Prospect lexojmë se provat në këtë kuptim po akumulohen dhe vështirë se mund të mos merren parasysh.
Bauman: Pabarazia e kohëve të fundit ka shumë dimensione – po përzgjedh njërën më shumë se e re dhe e më e vërtetë solli në vëmendjen tonë padrejtësinë dhe pabarazinë e madhe të bashkëjetesës sonë planetare: numri i të pastrehëve që trokasin në shtëpitë tona, në dukje të sigurtë dhe të pajisur mirë. Migrimi në masë e shoqëroi erën moderne që nga fillimi i saj (edhe pse e ndryshon drejtimin dhe herë pas here kthehet prapa); stili i jetës moderne përfshin prodhimin e njerëzve të tepërt (lokalisht të padobishëm – sepse me tepri dhe të pazënë me punë për shkak të progresit ekonomik – ose të patolerueshëm -sepse të papranuar nga rrëmuja, konfliktet dhe lufta për pushtet të shkaktuara nga transformimet shoqërore-politike), sikur të bëhej fjalë për një fenomen strukturor. Në fillim mbështesim aktualisht pasojat e destabilizimit të thellë dhe në dukje pa perspektiva të zonës së Lindjes së Mesme, fryt i llogarive të gabuara, marrëzisht miope dhe sigurisht dështake, pasojë e nismave politike dhe ushtarake të fuqive perëndimore. U lajmërua zyrtarisht se statistikat e përditësuara sot nxjerrin në pah se të paktën rreth 1002000 persona kishin kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në 28 shtete anëtare në 2015. Sipas të dhënave të fundit mbi krizën ndërkombëtare të refugjatëve të 2016 – një krizë e paprecedentë – numri i atyre që kërkojnë azil dhe e familjarëve të regjistruar në kufi është më e madhe se 60% në lidhje me 2014. Bëhet fjalë për numrin më të madh nga fillimi i të dhënave të krahasueshme me 2008. Në një libër me titull “Të huajt në dyert tona” shkrova “ashtu siç janë gjërat sot – dhe premtojnë të jenë ende për një kohë të gjatë – është e pamundur që migrimi në masë të ndalet vetë – as për mungesë të shtytjeve, as për inteligjencën në rritje të përdorur në përpjekjet për ta ndalur.
Siç e ka theksuar Robert Winder, në hyrjen e librit të tij: mund ta rregullojmë karrigen tonë në plazh sa herë të duam dhe na pëlqen dhe të qajmë kur të mbërrijnë dallgët, por rryma nuk do na dëgjojë, deti nuk do të sprapset. Të ngresh mure që ta pengosh ankthin që nga kërcënimi të hyjë në oborrin e shtëpisë sonë, e gjen një shpjegim në historinë e filozofit të lashtë Diogjenit që e shëtiste Sinopin brenda një fuçie nëpër rrugët e qytetit të lindjes. I pyetur për sjelljen e tij të çuditshme përgjigjej se duke i parë komshinjtë që përpiqeshin t’i mbyllnin dyert e tyre dhe t’i mprehnin shpatat, edhe ai deshte të bënte diçka për ta mbrojtur qytetin nga pushtimi maqedonas i Aleksandrit.
Kjo që ndodhi në këta muajt e fundit është një hop i madh para për kontributin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në numrin total të emigrantëve që trokasin në dyert e Europës. Ky hop u bë nga numri në rritje i të rënëve, apo e shteteve në krizë, apo njerëz pa shtetësi të ardhur nga territore të paligjshme, skena të luftrave të pafund tribale dhe sektare, vrasje në masë dhe banditizëm të përditshëm.
Në masë të gjerë kjo është pasojë anësore e dërgimeve ushtarake të nënvleftësuara, të mbrapshta dhe shkatërrimtare në Afganistan dhe Irak, që u mbyll me zëvendësimin e regjimeve diktatoriale në një teatër çrregullues dhe frenetik të dhunës, e ndihmuar dhe e mbështetur nga tregtia e armëve globale, e shkaktuar nga rrjeti i kontrollit dhe përforcimit nga industria e armatimeve me një marrëveshje të heshtur.
Fluksi i refugjatëve të larguar të shtyrë drejt braktisjes së shtëpive të tyre dhe të pasurive më të shtrenjta me rregulla të imponuara nga dhuna arbitrare, njerëz në kërkim të një strehe nga kampet e shfarosjes – e dramatizoi dhe i ndezi reflektorët mbi shfryrjen e të ashtuquajturve “emigrantë ekonomikë”, të shtyrë nga dëshira e madhe humane që të kalojë nga territori i reshkur në atë pikë sa bari bëhet jeshil – nga të persekutuar në toka të varfëra dhe pa perspektive, në ato të pasura me mundësi.
Meqë ra fjala për atë fluks të qëndrueshëm të njerëzve në kërkim të një standardi për të qënë të jetës, Paul Collieri thotë: “ fakti i parë është se hendeku i të ardhurave mes vendeve të varfëra dhe të pasura është në mënyrë groteske i gjerë dhe procesi i rritjes globale do ta lërë të gjerë edhe për shumë dhjetëvjeçarë. I dyti është se emigrimi nuk do ta pakësojë në mënyrë të dukshme këtë problem, sepse mekanizmat e përgjigjes janë shumë të dobët. I treti është se meqë emigrimi do të vazhdojë, diasporat do të vazhdojnë të grumbullohen në disa dekada.
Kështu hendeku midis të ardhurave do të rezistojë, ndërsa vepruesit katalizatorë të emigrimit do të përhapen. Përfshirja do të thotë se dhe emigrimi nga vendet e varfëra në ato të pasura është i destinuar të përshpejtohet. Për të ardhmen e afërt, emigrimi ndërkombëtar nuk do ta arrijë ekuilibrin: po vrojtojmë fillimin e nje çekuilibri me proporcione epike. Midis 1960 – 2000, sipas llogarive të Collierit, duke patur në dispozicion vetëm statistikat në dispozicion deri në vitin 2000, pikërisht atë që u ngrit nga më pak se 20 milionë në mbi 60 milionë, ishte emigrimi nga vendet e varfëra në të pasurat. Për më tepër rritja e përshpejtuar nga një dhjetëvjeçar në tjetrin. Presupozohet të themi se nga 2000 e më pas ky përshpejtim ka vazhduar. Të braktisura vetëm në logjikën e vet dhe impulsive, mund të themi se popullsia e vendeve të varfëra dhe të pasura do të silleshin si lëngu në enët komunikuese. Numri i imigrantëve nuk do ta arrijë ekulibrin, deri kur këta njerëz do të arrijnë një farë niveli të mirëqenies. Ky rezultat do të ketë nevojë, me shumë gjasa, shumë dhjetëvjeçarë që të arrihet – me përjashtim të rrethanave të paparashikuara të fateve historike.
Përktheu: Arjan Kallço
Comments are closed.