Burgu i Fukosë

BURGU I FUKOSE
(Ese mbi problemin e ‘burgut’ tek Michel Foucault) 

Hyrje

Michel Foucault, futet në radhën e mendimtarëve të rëndësishëm të shekullit të kaluar. Ai është një prej figurave qendrore duke e ushqyer filizofinë sociale me teori orgjinale, në tentativë për të sjellë shpjegimet mbi pushtetin, dijen dhe sjelljet tona të përditshme. Foucault nuk është thjeshtë një postmodernist, është një avangardist kryeneç që nxit debat të lartë e clësor, debat i cili na çon në labirinthe të cilave për t’ju dalë në krye duhet njohje e thellë e teorive sociale dhe angazhim serioz shkencor. Fokusi i studimeve të Fukosë ishte interdisiplinar në kërkimet e tij të cilat preknin të gjitha fushat e shkencave sociale. Kur flasim për të, në vija të trasha mund të precizojmë tri nga disiplinat e tij për të cilat ishte përpjekur të hedh dritë mbi to. Madje ishte vetë Fukoja ai që në intervistën e tij të fundit dhënë një reviste franceze, thekson se gjithnjë është përpjekur të artikuloj tre probeleme kryesore:

1. Problemi i së vërtetesë; 2. Problem i pushtetit; 3. Problemi i sjelljes individuale të njeriut.

Ai i konsideron këto problematika si të pashkoqitura, si të varura dhe të ndikuara nga njëra tjetra, ku si rjedhojë nuk mund të shihen dhe nuk mund të kuptohen pa njëra tjetrën.

Në kuadër të këtij eseu, do të shtjelloj nënkapitullin “Institucione të Plota dhe të Rrepta” nga libri ‘Disiplinë dhe Ndëshkim’, pjesë e kapitullit, të cilin autori i’a dedikon burgut si insitucion i mbylljes.

Interesi i Foucaultit në lidhje me burgun ka qenë i madh, ai në detaje mundohet të ndaj çështjen e rëndësisë së egzistencës së burgut. Në mënyrë përfekte dedekton dhe dekonstrukton problemet që mund të sjellin format që përdor sistemi për të mbyllur njerëzit në një ambient sikurse burgu. Droja më e madhe e Foucaulti mbi burgun është elementi i riprodhimit të sjelljeve të cilat mund të konsiderohen të papërshtashme për masen, mbi të gjitha sjellje të cilat janë në shpërputhje me rendin ekzistues në një hapsire polito-juridike. Autori në vazhdimësi thekson faktin se trajta e burgut çfarë është sot nuk kryen funskionin për të cilin thirret, sidomos atë për të integruar dhe risocializuar ish-të burgosurit në një sistem vlerash që i ka ndërtuar vetë shoqëria. Pra, Foucault, konsideron se burgu, jo vetëm se nuk kryen këtë funksionon, por është i destinuar ta provojë të kundërtën, të riprodhojë këto elemente për të cilat izolohen njerëzit në burg. Analiza që u’a bën lëvizjeve reformatore të burgjeve, sikur na orienton paksa në idetë e tij për të paragjykuar të ardhmen e rimodelimit të burgut, megjithatë nuk mund të themi me siguri nëse kjo ka qenë forma të cilën e ka përshendetur Foucault.

Karakteri i Burgut

Digresioni në kohë që bën Foucault na mundëson të gjejmë forma dhe modele burgjesh para formës që e gjejmë sot. Burgu sipas Foucault nuk është dhe aq i vonët sa na duket, lindjen e burgut e vendos përtej kodeve të reja. Sipas tij, ngjizja e burgut në aparatin shtetëror filloi në momentin kur format e ndëshkimit për njerëzit ishin afirmuar. Kishte filluar interntimi i njerëzve, shpërndaja e tyre në hapsira të ndryshme, nënshtrmi i tyre në disa rregulla rigjide, të regjistruara, të notuara, që i bënte njerëzit të izoluar në njëfarë mënyre, deri në momentin kur erdhi edhe burgu në formën që e njohim sot. Sado që forma e sotme e burgut mund të konsiderohet e re, sipas autorit megjithatë kjo formë e “penalitetit në regjim të mbyllur” siç e quan ai, është rrjedhë e mekanizmave të përpunuara, por më të hapura.

Foucault pranon se burgu shënon datë të rëndësishme në historinë e drejtësisë penale, por nuk anashkalon edhe futjen e sistemit të drejtësisë në duart e pushtetit të ri klasor, i cili do të niste vrullshëm. Sistemi i ri synon për një drejtësi dhe gjygjësor të pavarur, ku të gjithë anëtarët e saj trajtohen të barabartë, vetëm se të gjithë ata duhet t’u nënshtrohen llojeve të ndryshme të procedurave të cilat janë veçanti e një pushteti të caktuar, që i bie se prapëseprap ai pushtet parashtron rregullat e lojës.

Mirëpo rasti i Julian Assange, na e dëshmon anën e asaj se si është të biesh nën kurthin e parashtrimit të rregullave nga ana e pushtetit. Ai si protagonist i kësaj afere edhe sot e kësaj dite ndiqet prej organve shtetërore të ShBA-ve, ndërsa në anën tjetër shteti i Ekuadorit këtij të fundit i jep azil politik. Pra këtu gjejmë dy pushtete që interpretojnë një çështje që do të duhej t’u takonte organeve të drejtësisë ta jepnin fjalen e fundit, si pushtet i ndarë nga dy pushtet e tjera politike.

Natyrshmëria e lindjes së burgut siç e kategorizon Foucault, vjen si një kapërcim i mënyrave të tjera të dënimeve, madje ai e sheh atë si një fryt të zbutjes dhe sofistikimit të llojeve të dënimeve nga e kaluara. Prandaj burgu shumë shpejtë hyn në sistemin e drejtësisë penale, për tu futur thellë në të, dhe as sot me gjithë dështimet, parregullësitë dhe mungesën e dobisë, përsëri është i domosdoshëm dhe i pazëvëndësueshëm. Megjithatë Foucault i bën një lloj apologjie ekzistencës së burgut, duke theksuar elementet e forta të cilat sipas tij janë ngjizur në vetëdijen e shoqërisë. Duke u bazuar në këtë, autori thekson natyrshmërinë e lindjes dhe mbajtjen gjallë të burgut.

Kjo “natyrshmëri” e burgut, nga e cila e kemi aq zor të shqitemi , vjen fillimisht nga forma e thjeshtë e “heqjes së lirisë”. E si të mos jetë burgu dënimi më i qenësishëm në një shoqëri ku liria është një e mirë që u takon të gjithëve njësoj, dhe për të cilën ndjen një -afeksion universal dhe konstant.

Pra, autori jep disa arsye pse në këtë kohë ekzistenca e burugt nuk mund të shqitet nga sistemi i drejtësisë. Fillimisht ai përmend faktin se dëmi nuk konsiderohet si dëm vetëm ndaj viktimës, por në përgjithësi dëm ndaj shoqërisë, prandaj shoqëritë industrialiste kryesisht e kthejnë burgun në formën ku përmes marrjes së kohës së të burgosurve (orëve, ditëve, javëve, muajve…) riparojnë dëmet e shkaktuara.

Së dyti, burgu paraqitet si një formë e cila shërben për të transformuar individin. Mirëpo në këtë pikë Foucault është më kritik në raport me rolin e tij, duke e nxjerrë burgun si institucionin i cili vetëm se i riprodhon ato mekanizma të cilat i gjejmë në shoqëri; e krahason burgun me shkollën i cili është vetëm më pak i rreptë sesa shkolla dhe nuk është se ka ndonjë dallim të madh. Burgut i referohet si një themel i dyfishtë juridiko-ekonomik dhe tekniko-disiplinor, i cili është fut thellë në sistem, prandaj ai shfaqet si forma më e qytetëruar e dënimeve.

Burgu si institucion i mbylljes nuk është njohur para shekullit XVIII (të paktën jo në trajtën çfarë ekziston sot). Ai është i thirrur të kryej të paktën tre funksione:

1. Të mbajë të mbyllur për një kohë të caktuar ata që thyejnë ligjet;

2. Të risocializojë të burgosurit;

3. Në mënyrë indirekte, t’ua bëjë të ditur të tjerëve pasojat që i presin në rast se e shkelin ligjin.

Pra deri në fillim të viteve të 800-ta në kodet e atëhereshme, burgu nuk ngatërrohej me heqjen e lirisë, ai konsiderohej si një mekanizëm i diferencuar ose i finalizuar. Duhet bërë dallimi, për shkak se burgu nënkupton një përshkallëzim të dënimit në varësi prej veprës penale që kryen individi dhe jo domosdoshmërisht privim të drejtëpërdrejtë nga liria. E gjithë droja e studimit të Foucault, lidhet me faktin se, burgu prodhon recidivistë dhe e sipas këtij të fundit, burgu do të duhej të shërbente si mekanizëm i cili pret burimet e krimit dhe jo t’i stimulojë ato.

Në këtë nënkapitull përmendet edhe lëvizja për reformimin e burgjeve, që sipas Foucault nuk është gjë tjetër vecëse një pjesë e cila ka lindur bashkë me burgun dhe nuk mund të shihet si e ndarë prej saj. Në fillim qëllimi i kësaj lëvizje ishte të mbikqyrte zhvillimin dhe avancimin e burgut, ta korigjonte burgun si institucion, por një gjë e tillë nuk është se prodhoi rezultatin e pritur, për të cilin edhe ishte nxitur kjo lëvizje.

Pati shumë zhvillime në kuadër të përpjekjeve për të korrigjuar burgun: themelim të organizatave të ndryshme, filantropë, debate masive, etj. të gjitha këto për të rritur efikasitetin e burgut.

Mekanizmat brenda burgut, në krahasim me të gjitha dispozitat tjera disiplinore jashtë tij, arrijnë nivelin më të lartë të intensitetit të tyre. Sistemi qeverisës në mjediset e mbylljës të dikton, kur t’i do të hash, të pish, kur të flesh, kur ke kohën e vrapimit, orët për të lexuar e aktivitete të ngjashme. Në përpjeke për të analizuar problematika dhe për të ofruar zgjidhje, “reformatorët” integral kanë ofruar disa parime.

Parimi i parëIzolimi. Sipas këtij parimi, dënimi nuk duhet të jetë vetëm individual por edhe individualizues. Theksohet nevoja e veçimit të individit brenda atij mjedisi të mbyllur. Në burg sipas këtij parimi ekziston rreziku që nga takimi me anëtarë të tjerë të cilët kanë kryer krime të ndryshme, të krijohet një shoqëri kriminele e cila mund të nxisë revolta, pakënaqesi. Konkretisht rreziku i burgut është se brenda një kombi të madh krijohet një komb i vogël. Vetmia shihet si një opsion i cili ju mundëson individëve të reflektojnë në lidhje me atë çfarë kanë bërë, të shkëputë mardhenien me pjesëtarë të tjerë të krimit, si dhe shmangë aktet e ulëta imorale. Me këtë lloj dënimi shihet mundësia jo vetëm e larjes së dënimit por edhe të arritjës së paqes shpirtrore përmes reflektimit në vetmi.

Parimi i dytëpuna në alternim e kombinuar. Kjo do të thotë se koordnimi i një orari të mirë për të burosurit, do të ndihmonte në riafirmimin e individëve në ambientin e jashtëm pas izolimit. Në këtë parim parashihet një orar ideal mbi të cilin do të ngrihej vetëdija dhe ndërgjegjësimi i të burgosurit. Kjo do të sillte edhe deri te njëfarë forme “shërimi” i tyre. Dita e diele të ishte pushim dhe tu dedikohej ritualeve spirtiuale. Pasi të kalonin, jave, muaj, vite, atëherë individi do të përqëndrohej në jetën e tij dhe do të reflektonte për ndërgjegjien e tij.

Parimi i tretëmë shumë lidhet me ndarjen e verdiktit të vendimit nga gjykata dhe rolit të burgut. Pra edhe në këtë parim ritheksohet fakti se burgu shpesh tejkalon elementin themelor për të cilin është krijuar; heqjen e lirisë së individit. Ndonëse rroli i burgut është të modeloj formën e dënimit që është ngarkuar nga gjykata, duket sikur merr të drejtën e ushtrimit të vendosjes për shumë gjëra që nuk rezonojnë me kompetencen e tij si institucion i mbylljes. Sipas këtij parimi, gardianët ose mbikqyrësit e burgut do të duhej të kishin më shumë rol në vëzhgimin e të burgosurve, në njëfarë forme, rezultatet brenda burgut të determinonin pak a shumë kohëzgjatjen e qëndrimit (ose lirimit) të të burgosurve.

Burgu sipas Foucault nuk është vetëm vend ku duhet të kryhet dënimi, por vend në të cilin duhet njohur të dënuarin. Nëpërmjet njohjes së të dënuarve ne mund të ekzaminojmë të metat e shoqërisë, të shohim kushtet dhe rrethanat në të cilat prodhohen ata, si prodhohen dhe si mund të parandalohet prodhimi i tyre. Pra, ai që sistemi i drejtësisë penale na e sjellë si shkelës në burg, në fakt është delikuenti. Prandaj është e rëndësishme të shikohet ky dallim sepse për një delikuent nuk është karakteristikë akti, por komplet jeta e tij, për këtë shkak është e nevojshme të vendoset tjetër model “ndëshkimi” ose modelimi i atij “teatri” siç e quan Foucault, për të riformësuar jetën e tij që nga fillmi. Autori sygjeron që proceset gjygjësore të bëjnë hulumtime biografike në lidhje me të dyshuarit, të ndajnë profilet e tyre sipas të kaluarës. Delikuenti dallon prej shkelësit edhe për arsyen se është i lidhur më fortë për krimin prej fijeve të ndryshme, imputeve, reaksioneve, instinkteve, presionit psikologjik, tip karakteri etj …

Shkruan: Roland Sylejmani

Comments are closed.

Navigate