E lumtur në sytë e vdekjes

“How much suffering does it take for somebody to need to play the clown… It is not doubt, but certainty that drives people mad… But you need to be deep, an abyss, a philosopher to feel this way… We are all afraid of the truth.” Friedrich Nietzsche

Shkruan: Eranda Bokshi

I urrej të gjithë ligjëruesit dhe kjo nuk është një ligjeratë. Është një tufë llomotitjesh të një njeriu të rënë në kllapi, dhe ti si lexues ke absolutisht të drejtë ti injorosh rreshtat në vazhdim.

Kam vendosur të vdes. Jo, jo ta vras veten. As të pres vdekjen. Por të vdes. Kjo është ndryshe. A është në gjendje njeriu ta vendosë vetë vdekjen e tij? Mendoj se në një mënyrë të ҫudtishme, Po. Pse vendos njeriu të vdes? Nuk e di për të tjerët, por unë dua të vdes sepse dua të jetoj.

Sërish, kam vendosur që unë do të vdes herët. Në dhjetë vjet do të jem aq mirë sa një kockë e kalbur. Ky vendim nuk është tërësisht i vetëdijshëm, i pavarur, por është pikërisht se si duhet të jetë. Nuk është një vetëvrasje dhe ky nuk është një shënim vetëvrasës. Është vetëm rruga e fatit tim dhe nuk kam asnjë rezistencë ndaj saj. Jeta ka vendosur për mua. Vdekje natyrale. Nuk kam nevojë për moshën e vjetër dhe nuk kam nevojë për një pension. Dhe jo, nuk është gjynah, çfarë ndryshimi do të bëjnë 20 vite të tjera të jetës? 20 vjet më shumë do të vazhdoj të tërheqi jetën zvarrë derisa orët të mos kërcasin më.

Jam 20 vjeç dhe fakti që unë zvarris jetën sikur të gjithë të tjerët vetëm për të jetuar, thjesht për të mos vdekur, vetëm kështu që organet e mia vazhdojnë të funksionojnë, është një gjë e neveritshme për mua, por vazhdoj ta bëj. Ҫ’kuptim të jetojmë kështu si bagëti? Jeta ose duhet të jetë një akt i madhërishëm, ose s’duhet të jetë hiҫ. Ose duhet të jetë një kolose që na mbush me drithërima, një festival i shpërthimit, dalldisë dhe ngazëllimit, ose më mirë të fshihet përgjithmonë. Si një ҫmenduri e Edipit duhet të na shkulë sytë në mënyrë që të shohim me skutën e zemrës. Si një pikturë e renesancës duhet të na shkund nga mpirja, mpirja që vetë e kemi ndërtuar. Vetëm njerëzit e lashtë mund të flasin për ndjenjën. Të jesh e dëshpëruar, por të jetosh sikur ke pafundësinë para vetes! Sa patetik është njeriu…..dhe për një pafundësi të tërë, të mendosh se do të vijë momenti kur sytë e mi do të shohin dhe zemra ime do të ndiejë dritën, por kjo nuk vjen. Dhe pastaj cfarë? Pastaj papritmas e shoh se koha nuk është aq e ngadaltë sepse tani kam flokë gri dhe gjinjtë e mi po bien poshtë, dhe unë thjesht nuk mund ta duroj dot idenë që kam shpenzuar 70 vjet jetë, thjesht duke e tërhequr ashtu kot.

Kjo është arsyeja pse unë zgjedh vdekjen. Vdekja është shumë herë më e bukur se e gjithë kjo. Dhe nuk dua të zgjedh vdekjen vetëm në mendjen time, dua ta ndiej njoftimin e shkurtër të vdekjes. Dua jetën e shkurtër të fluturës. Unë dua që krahët e mi të qepen për drurin e fortë të një peme masive dhe të vjetër, dua të humbas mes gjetheve, dua të fluturoj mes fushave dhe pastaj dua t’i mbyll sytë dhe të pushoj përgjithmonë në një luledielli.

Duket sikur kaluan mijëra vjet dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Unë ende ndjehem njëjtë. Kam qenë kohë më parë e zhytur në këtë humnerë të thellë dhe të ngushtë. E errët dhe e panjohur. Mijëvjeҫarët kanë kaluar që prej ҫastit ku gjithçka që unë di është errësira. Ju mijevjeҫarë keni kaluar, derisa unë kam qenë duke u përpjekur të bëhem pjesë e botës së shëndoshë. Mijëra kanë kaluar që nga momenti kur harrova se si të komunikoj. Mijëra kanë kaluar që kur unë nuk jam më një eksperiment interesant për veten time. Mijëra dhe mijëra kanë kaluar që kur unë zgjohesha dhe flija me të njëjtat absurditete, kompleksitete dhe hidhërime të trurit tim. Për një përjetësi, unë kam qenë e frikësuar. Për një përjetësi, më mungon pafajësia, harbësia dhe loja e të qenit fëmijë. Por gjithsesi, pavarësisht nga përjetësia ime, jashtë retë kanë lëvizur, toka ka mbaruar disa herë rrokullisjen e vet dhe dielli e hëna kanë vazhduar të ngrihen e të bien, dhe valët e kanë puthur bregun. Ditët kanë vazhduar të rrjedhin dhe duart e orës kanë rrëshqitur, tërësisht indiferente ndaj humanitetit tim. Plotësisht amorale dhe e shurdhër për jo vetëm vuajtjet e mia, por edhe ekzistencën time, derisa një ditë nuk do dëgjohen më.

Unë do të jetoj si një person që po vdes nga një sëmundje e rëndë, e mbushur me jetë. Dhe pastaj do të largohem nga kjo botë mizore. Unë nuk do të them asgjë dhe unë do të harrohem, dhe kjo është liria përfundimtare. Unë jam vetëm një pikë e vogël në hapësirë dhe kohë. Unë jam vetëm një parazit i mbërthyer në lëkurën e botës. Unë jam vetëm një insekt i vdekur që do të hidhet larg. Dhe e dua këtë. Kur e tërë bota vrapon si një tufë e ҫmendur për një copë reputacioni, dua lirinë absolute të të qenit asgjë, pa asnjë hesap, të mos u përgjigjem asnjërit, pos vetes. Kjo merr më shumë forcë se çdo gjë tjetër.

Jetën nuk e mas me vite por me përjetime, prandaj nuk mjaftohem asnjëherë. Prandaj nuk ngopem me jetë, dua më shumë, e dua të gjithën. Lukset, profesionet, studimet, idetë, zgjuaristë, mbani për vete. Dua vetëm dramën antike për jetë. Prandaj nuk di ҫka të bëj tjetër përpos të ҫmendem. Prandaj nuk kam udhë tjetër veҫse të ulëroj si një kuҫkë e tërbuar.

Comments are closed.

Navigate