EPIKURI: ARTI I LUMTURISË

Autor: Daniel Klein

Në Athinën e shekullin 3 p.e.s, vetëdija kishte arritur nivele të panjohura më parë. Mendjet athinase ishin pushtuar nga pyetje si: Cila është natyra e kozmosit? Çfarë është reale(e vërtetë)? Cila është pozita e njeriut në kozmos? Çfarë është një jetë e mirë? Çfarë është një jetë e lumtur? A janë e mira dhe lumturia në harmoni dhe raport mes vete? Dhe cili është rroli i ‘të mirës’ në këtë raport?

Diskursi filozofik ishte bërë pjesë e ‘thashethemeve’ të ditës dhe e kishte pushtuar realitetin. Në pjesën jugore të akropolit, aty ku “Teatri i Dionisit” po shfaqte një komedi të Menander-it, publiku qëndronte i zhurmshëm edhe pas shfaqes për të debatuar mbi anën morale të dramës. A janë lidhjet jashtëmartesore ndonjëherë të justifikueshme? A ndodh që sjellja e keqe të të dërgoj drejt palumturisë? Etika e Nikomahut nga Aristoteli si dhe argumentet e Platonit mbi moralin ishin pjesë e debatit.

Më vonë, pas shfaqes, teksa audienca po kthehej drejt sheshit(agorës), me shumë gjasë do të kalonte nga vendi ku Zeno nga Citiumi po ju ligjeron studentëve mbi themelet e stoicizmit, pak më tutje, tek Liceu, do hasin ligjerata publike nga filozofia e Aristotelit, apo nëse vazhdojnë drejt Akademisë, do të dëgjojnë ligjerata mbi filozofinë e Platonit. Në fund, nëse do e ngjisin kodrinën nga ku shihet qendra, do të arrijnë në hyrje të kopshtit, ku si mbishkrim do lexojnë këto fjalë:

O të huaj, bëni mirë që këtutë qëndroni pak më gjatë. E mira më e lartë në këtë vend është kënaqësia. Dikush nga nikoqirët brenda, do të kujdest për ju; do ju ofrojë bukë dhe ujë me bollëk, dhe do ju uroj mirëseardhje me këto fjalë: A nuk jeni kënaqur sa duhet? Ky kopsht nuk do ju rris apetitin, por do e shuaj atë.

Ata kanë arritur në Kopshtin e Epikurit, shtëpia dhe njëkohësisht shkolla e mjeshtirt të madh. Aty, tek një tryezë e madhe, biseda filozofike zhvillohen pa pushim duke arritur deri në zenit, për të vazhduar me një darkë të këndshme. Për dallim nga Liceu, apo Akademia, këtu edhe gratë disa prej të cilave edhe pa kurorë, apo ndonjë skllav, përfshihen në diskutime filozofike. Madje mund të gjesh edhe studentë pa ndonjë ngritje akademike në matematikë apo muzikë, kusht ky i domosdoshëm për të hyrë në shkollat tjera të Athinës. Të gjithë që ndodhen në kopsht rezatojnë sinqeritet dhe gëzim. Tema për diskutim është Lumturia.

****

Pikëpamja epikureaniste mbi lumturinë ka padyshim elemente budiste. Lumturia është qetësi, dhe qetësia arrihet duke u çliruar nga ambiciet për fuqi, statusi shoqëror, marrja me qeverisje, dëshira e pakontrolluar epshore, dhe akumulimi i mjeteve materiale. Dy nga postulatet më të njohura epikureane e mbështesin këtë pikpamje: “Jo ajo që kemi, por ajo që e shijojmë paraqetbollëkun tonë.” dhe “Asgjë nuk mjafton, për njeriun të cilit e mjaftueshmja i dukete pakët.”

Pikpamja e Epikurit mbi “ataraxia” që ishte kusht për të kërkuar lumturinë, (ataraxia tek grekët ishte nocioni mbi qetësinë shpirtërore, kthjelltësinë e mendjes, etj), ishte më shumë i ndikuar nga pikpamja budiste se sa nga ndonjë pikpamje filozofike greke e kohës. Dy frymëzuesit e Epikurit, Demokriti dhe Pirro(Pyrroh), kishin udhëtuar në atë kohë deri në Indi ku kishin ndjekur mësimet budiste në shkollat asketike të ashtuquajtura “gymnosophists” apo shkollat e mësuesve të zhveshur(lakuriq).

Një kusht tjetër për të qenë i lumtur sipas filozofisë së epikurit ishte edhe çlirimi nga frika prej natyrës dhe nga frika e ndëshkimeve të zotërave. I inspiruar nga filozofia e Epikurit tek vepra “Mbi Natyrën e Gjërave”, poeti romak Lucretius i rezervoi Epikurit meritën për një lloj rezistence ndaj pikpamjeve dhe traditës religjioze të kohës dhe ndaj interpretimeve supersticioze mbi natyrën. Epikuri ishte ndër filozofët e parë që bëri një kritikë ndaj interpretimeve religjioze. Paradoksalisht, kur Epikuri ishte i ri ai ishte dëshmitar i veprimtarisë së nënës së tij si fallxhore dhe treguese e fatit përgjatë riteve të saja që i bënte në ishullin e Samos. Por siç mund të paramendohet Epikuri mendonte se veprimtaria e nënës së tij më shumë ju sjellte dëme se sa të mira njerëzve.

Epikuri e definonte lumturinë si mungesë e dhimbjeve fizike dhe mentale, pikëpamje kjo e cila ka frymëzuar shumë filozofi përgjatë gjithë traditës filozofike mijëra vjeçare. Dikush mund të argumentojë se mungesa e dhimbjeve mund ta na sjell në pikën zero në shkallën e lumturisë; ta zëmë dikush do të thoshte se ngërnia e një vakti me mish qengji do të na mundësonte të ndjenim kënaqësi dhe të largoheshim nga pika zero. Por Epikuri do të argumentonte se ngënia e një vakti me mish qengji mund të sillte kënaqësi momentale por do të shkaktonte shqetësime në të ardhmen të tilla si: çregullim stomaku, apo në periudha më afatgjate nëse do vazhdonim të hanim pa masë, do të shndërroheshim në llupës dhe asgjë më nuk do të na mjaftonte. Do të hynim në një rreth vicioz ku asgjë nuk do të ishte e mjaftueshme për neve. Këto kalkulime (racionale) ku kënaqësia shpiente tek dhimbja dhe dhimbja tek kënaqësia, ishin pjesë e zakonshme e bisedave që bëheshin në “kopshtet e epikurit”.

Bisedat bëheshin delikate dhe interesante kur diskutohej mbi relativitetin e gjendjeve. Ta zëmë nëse dikush ishte në dhembje të vazhdueshme fizike, dhe ai do të konsumonte opium, jo vetëm që nuk do ndjente më dhimbje por në të njejtën kohë do të përjetonte kënaqësi si kurrë më parë? Nga kjo neriu mund të argumentonte se gjatë kohës kur nuk ishte nën ndikimin e opiumit ai nuk ishte i vetëdishëm për gjendjen e mungesës së dhimbjeve deri në momentin kur ato largoheshin(me konsumim të opiumit). Vetëm tani ai nuk ndjente më dhimbje. Natyrisht që Epikuri do ta paralajmëronte atë se, njeriu që është vazhdimisht nën ndikim të opiumit do të kalonte një jetë duke qenë në kërkim të vazhdueshëm të diçkaje, të një dëshire për mungesë dhimbjeje. Kjo mënyrë jetese përmes opiumit e cila do ja mundësonte njeriut të mos ndjej dhimbje në fakt do ta shndërronte raportin ndaj dhimbjes në njëfar iluzioni. Përmes opiumit njeriu do të largohej nga sfida dhe do të shndërrohej në një lloj paraziti që kërkon vazhdimisht diëka të jashtme për të arritur një gjendje të caktuar. Do ta largonte atë nga kontakti me veten.

Në anën tjetër nëse e analizojmë pikpamjen e Epikurit mbi lumturinë nga një qasje më pak analitike del se idea e Epikurit mbi mungesën e dhimbjes është më shumë një përpjekje shpirtërore dhe psikologjike e individit drejt atij qëllimi. Pra një veprimtari e vazhdueshme dhe një punë e palodhshme drejt përsosjes. Me një mendje të kthjellët dhe me një qetësi shpirtërore pa frikëra të jashtme, pa ankthe dhe frustrime, njeriu do të mund të arrinte të njihte në mënyrë të pastër ‘qenien” e tij, të prekte vetveten. Dhe kjo nuk duhet parë si “pika zero” por si më e mira që mund të arrihet. Njeriu i tillë thjeshtë do ta shijoj ekzitencën e tij. Njeriu i tillë mund të arrijë të ashtuquajturën “të qenurit këtu dhe tani”. Duke lexuar Epikurin ne mund të kthehemi vazhdimisht tek kjo ide e mahnitshme dhe e këndshme.

***

Në kopshtin e Epikurit, të mbledhur rreth tryezës, gratë e burrat po e dëgjojnë me kërshëri mjeshtrin e tyre. Të gjithë pajtohen se Epikuri është mësuesi më i mirë që ata mund të kenë. Ai ka medituar mbi filozofinë e tij gjatë dhe thellë duke e perfeksionuar atë edhe nga bisedat me të tjerët. Ai i mirëpret pyetjet e nxënësve, duke qenë i duruar me keqkuptimet e tyre dhe duke pranuar mendimet e kundërta. Pavarësisht se është lodhur nga vitet e mosha, ai e vlerëson dhe shijon ekzistencën. Njerëzit ndjehen mirë për jetën në prani të tij. Me fjalorin e kohëve moderne Epikuri i ka të gjitha cilësitë e një “guru” autodidakt.

Ndoshta për një mendje të shekullit 21, ndjekja e mësimeve të jetës nga dikush tjetër mund të duket e dalë mode apo thjesht një qasje e tillë të refuzohet, por unë mendoj se nëse e lexojmë në mënyrë më të kujdeshme Epikurin nuk është se e kishte keq.

Përktheu: E.B

Comments are closed.

Navigate