Martin Heidegger: Mbi Qenien dhe Kohën

Da-sein dhe Heidegger

Shkrimi në vazhdim paraqet një përpjekje modeste për të dhënë një pasqyrë të përgjithshme rreth disa koncepteve filozofike të njërit prej filozofëve më të mëdhenjë të historisë së filozofisë, Martin Heidegger. Burimet kryesisht janë marrë nga libri “Heidegger” të Michel Invood. Ky libër është konceptuar si një hyrje e shkurter rreth koncepteve kryesore të Heideggerit të shkëputura nga kryevepra “Qenia dhe Koha.” Poashtu ky shkrim bazohet edhe tek vepra e Martin Heidegger, me titull, “Letër mbi Humanizimin”.

Duke qenë se vepra e Heideggerit është kolosale, në këtë shkrim do të trajtohen vetëm disa nga konceptet që mendoj se janë të rëndësishme për ta kuptuar filozofinë dhe mendimin e Heideggerit. Permbledhja e këtillë e koncepteve nuk nënkupton domodsoshmërisht “të vërteten e vetme”. Konceptet dhe temat që do të trajtohen në vazhdim janë: “Da-seini”, “Da-seini dhe ekzistenca”, “Heidegger dhe Sartre”, “Da-sein dhe inautenciteti”, dhe “Da-seni dhe koha”.

Filozofia e Heideggerit

Nëse Friedrich Nietzsche është filozof i moralit dhe qendra e filozofisë së tij qëndron në subjektivizëm dhe tek forcat irracionale, atëherë Heidegger është filozofi i qenies, dhe qendra e filozofisë së tij sillet rreth raportit qenie-njeri dhe dallimit ontologjik “qenia” nga “të qenurit”.

Filozofia dy mijë e pesëqind vjeçare u preokupua me njeriun dhe problemet e tij. Me njeriun dhe të drejtën, lirinë, të vërtetën dhe moralin. Me njeriun dhe raportin e tij me shoqërinë, me organizimin e jetës sociale, me vdekjen, etj. Mirëpo në të gjitha këto preokupime, kjo filozofi harroi “Qenien”, dhe ketu lind koncepti kryesor i filozofise së Heideggerit: “Harrimi i Qenies”. Thyerja që bën Heidegger është e thellë, ai ecën një hap tutje, përtej problemeve tashmë të trajtuara filozofike, përtej njeriut, drejt ‘Qenies’. ‘Qenia’ është trajtuar edhe më parë në taboret filozofike por ajo nuk përbënte shtyllën qendrore të ndonjë sistemi të madh teorik, ajo ishte trajtuar tërthorët dhe jo në menyre direkte siç e gjejmë tek Heidegger.

 

Da-seini Heideggerian”

Da-Sein është koncepti i Heideggerit me të cilin i referohet njeriut apo qenieve njerëzore në përgjithësi. Në kuptimin etimologjik, Da-sein, rrjedh nga, ‘Da’
 – të jesh këtu, ‘sein’ – të jesh atje. Pra Da-seini, gërsheton qenien dhe njeriun, “këtun dhe atje-në”. Heidegger thotë: “Qenia është transedencë e kulluar”, duke lënë të kuptohet se qenia i paraprinë njeriut dhe jo anasjelltas, ajo është forma më e lartë e ekzistencës e cila aktualizohet përmes njeriut, në kete kontekst Heidegger thotë: “Njeriu është bariu i qenies”.

“Da-sein-i sjell me vete gjithë botën”. Këtu Heidegger vë në pah mënyrën e veçantë të ekzistencës së ‘Daseinit’. Ai është në botë, por në botë janë edhe gurët, pemët, çekiçët, teoritë, qytetet, etj. Për dallim nga keto entitete, ‘Da-seini’ është në qendër të botës, ai lidh fijet duke kriuar një botë unike dhe duke pamundësuar një jetë mes një grumbulli entitetesh të shpërndara pa kuptim. Prandaj duke e trajtuar ‘Da-seini’ ai trajton të gjitha entitetet tjera, meqë ‘Da-seini’ i paraprinë ekzistencës së këtyre entiteteve dhe jo anasjelltastas.
Ek-zistenca e Da-seinit ndryshon nga entitetet tjera edhe në një kuptim tjetër: Da-sein është “i vetëdishëm” për ekzistencen e vet. Ai njeh vetëveten, ka njohuri për pamjen e jashtme, për veprimet e trupit dhe për gjendjen e tij të brendshme, ai ka njohuri për botën që e rrethon dhe për të tjerët, veti të cilën nuk e kanë: lopa, pema apo guri.

Da-seini është në botë. Në botë jane edhe guri, lopa, pemët, por, Daseini ndryshe nga objektet, krijon marrdhënie me ato dhe i jep kuptim botës. “Da-seini është mundesia e vetëvetes”. Në këtë formulim do te zë fill nje keqkuptim mes Heideggerit dhe Sartrit, ku ky i fundit keqinterpreton konceptin e Hedieggerit dhe e merr si bazë për ndërtimin e “ekzistencializmit” të tij. Heidegger distancimin e filozofisë dhe koncepteve të tij nga filozofia ekzistencialiste e Sartre, e bën në librin “Letër mbi Humanizmin”. Ekzistencializmi i Sartre operonte me moton “Ekzisenca i paraprin esencës”, apo siç shprehet Heidegger, thelbit. Problemi qëndron në ndryshueshmërinë e kuptimësisë qe ka Heidegger dhe Sartre për konceptin e “ekzistencës”. Për Heideggerin ekzistenca siç e përdor tek “Koha dhe Qenia”, ka karakter ekstatik të strukturës themelore, njeri-qenie. Thënë ndryshe, njeriu ek-ziston për aq sa është prezent raporti njeri-qenie. ‘Da-sein’ nënkupton se njeriu në shpalosjen e të vërtetës është “atje-ja” e qenies. Përderisa koncepti i ekzistencës tek Sartre ka kuptimin e “të ekzistuarit” pa raport me ndonjë qenie. Sigurisht se Sartre dhe Heidegger takohen në një pikë: Në atë se njeriu ka “të ekzistuar”, por për Heidegger ajo shërben vetëm për shprehjen e ndryshme të qenies, ndryshe nga Sartre që mohon diçka të tillë.

Heidegger flet për “Inautenciteitn dhe ata”. Në intepretimin tim marrdhënia mes këtyre dy nocioneve nuk është marrdhënie e pavarur, “inautenciteti” ekziston për aq koha sa ekziston “ata”. Të jesh autentik, do të thotë të jesh i vërtetë me veten tënde, të jesh Uni i vetes tënd. Ai është autentik për sa kohë mendon me mendjen e vet.

In-autenciteti lidhet me nënshtrimin ndaj pushtetit te “ata”. Ai mendon, ndjen, ecë, flet si “ata”. “Ata” janë edhe doktrinat religjioze, tradita, zakonet e trashëguara dhe nënshtrimi ndaj tyre pa ndonjë analizë të ët paraprake. Këto mënyra Heidegger i grupon në nocionin “që bie”, që dmth, të shprehemi me gjuhën e Heidegger, te jesh vetëm, ‘Sein’ pa ‘Da’.

Unikalitetin e tij, Heidegger e nxjerr edhe tek “Momenti i Vdekjes”. Vdekja, nuk është sipërmarrje kolektive, pra ai duhet të vdes i vetëm. Kështu ai shpall ‘Dasein’ individual, ballafaqohet me unin e tij, përjeton një lloj lirie, “Liri përkrah vdekjes’, ai bëhet “Unik përballë vdekjes”.

Tashmë është e ditur se koha dhe hapësira janë kategori të rëndesishme në të gjitha trajtimet e çështjeve filozofike. Por pse Hediegger vendos që kryeveprën e tij ta titullojë pikërisht, “Qenia dhe Koha”? U përmend më heret se qenia është në qendër të interesimit të Heidegger, por pse me ‘Kohën’, pse jo “Qenia dhe Hapësira”, ta zëmë? Kjo pasiqë Hediegger mendon se ‘Da-seini’ është më shumë kohor sesa hapësinor. Njeriu hedhet në këtë botë, ai nuk është pyetur as për vendin as për kohën kur do te hidhet. Vendi është me rëndesi për jetën e ‘Da-seinit’ nëse në të varet edukimi dhe kultivimi, mirëpo vendi edhe mund të neutralizohet, por ajo që nuk mund të neutralizohet është ‘Koha’. Nëse unë kam lindur në vitin 1500, nuk mund ta lexoj “Kritikën e arsyes së kulluar” apo “Qenia dhe Koha”, dhe këtu nuk ka gjasa për neutralizim. Heidegger shprehet: “Koha është Daseini”, duke lënë të kuptohet se koha në vetëvete nuk ka kuptim, por është ‘Da-seini’ që i jep domethënie.

“Da-seini është i përkohshëm” dhe përkohshmëria e tij, vleresimi dhe domethenia qe ai i’a jep kohës lidhet me vdekjen. Heidegger shprehet “Daseini i së shkuarës ka kryer akte heroike e të lavdishme duke qenë i vetëdishëm për vdekshmërine e vet”, pra vdekja, apo vetëdija mbi të, i jep kuptim jetës sonë, dhe ndryshon poashtu mënyrën e të menduarit për kohë.

Shkruan: Qendrim Badalli

Comments are closed.

Navigate