Nёn trarё, nё bibliotekёn e Michel de Montaigne

Nёn trarё, nё bibliotekёn e Michel de Montaigne

Shkruan: Dr. Irena Nikaj nga Universiteti “Fan S. Noli” – Korçё

Pёrfaqёsuesi i Humanizmit francez dhe Rilindjes Evropiane, Mishel de Montenji(1533-1592), me “Esetё” ka hyrё nё historinё e mendimit evropian si themelues i skepticizmit modern; nё kohёn e vet njihej mё tepёr si burrё shteti sesa si mendimtar dhe krijues. Esetё e tij krijuan njё model qё u ndoq edhe nga mendimtarё tё tjerё si Rene Dekart, Blez Paskal, Zhan Zhak Russo, Ralf Valdo Emerson, Friedrih Niçe, Stefan Zveig, Isak Asimov, Erik Hofer dhe disa mendojnё se edhe Shekspiri ёshtё ndikuar fort prej tyre.

Jetoi nё jugperёndim tё Francёs, mbi njё kodёr tё pyllёzuar qё kishte njё kёshtjellё shumё tё bukur afёr Bordosё. Zakonisht rrinte nё bibliotekёn e shtёpisё dhe lexonte; aty filloi tё njihte klasikёt, lexoi Ovidin, lexoi gjatё gjithё jetёs. Leximi ishte ushqimi shёrues i tij: “Mё ngushёllon nё pleqёri dhe nё vetmi. Mё shkarkon peshёn e njё pёrtacie tё mёrzitshme; dhe mё çliron nё çdo çast nga shoqёritё qё mё bezdisin, topit pickimet e dhimbjes, nёse kjo nuk ёshtё e tepёruar dhe mbizotёruese; Pёr t’i ikur njё ideje tё papёrshtatshme, nuk bёj tjetёr, veçse merrem me libra”.

Kёshtu shkruante Montenji pёr tё treguar disa nga kuptimet e tij nё lidhje me ndikimin e leximit dhe forcёs sё arsyes. Filozofёt e lashtёsisё besonin se aftёsia arsyetuese  mund t’i garantonte njeriut njё lumturi dhe njё madhёshti qё nuk e  kishte asnjё krijesё tjetёr. Falё arsyes ai mund tё sundonte pasionet dhe tё korregjonte bindjet e rreme tё diktuara nga instinkti. Arsyeja topitte kёrkesat jetike tё trupit tё njeriut duke i treguar rrugёn drejt njё marrёdhёnieje mё tё drejtpeshuar me dёshirat seksuale dhe ushqimore. Ishte njё instrument i stёrholluar, thuajse hyjnor, qё i ofronte njeriut sundimin e vetes dhe pastaj tё botёs.

Ndryshe nga klasikёt e lashtёsisё, megjithёse Montenji kishte me mijёra libra nё bibliotekёn e vet dhe ishte thelluar nё studimet klasike, inatosej me qetёsinё e kafshёve; hallet e vёshtira pёr t’u kaluar i kishte njeriu, probleme kёto qё na bёjnё tё ankohemi dhe mendojmё se pse nuk jemi kafshё: breshkё, milingonё, apo dhi; pikёrisht, njё dhi Montenji e pa nё fshat, afёr kёshtjellёs sё vet. Dhia nuk i kishte lexuar veprat e klasikёve, por megjithatё ajo dukej e lumtur tek pёrtypte gjethe dhe hera herёs tundte kokёn si njё plakё qё donte tё tregonte mospёlqimin e vet nё mёnyrё tё qetё. Montenji ishte i habitur prej jetёs shtazore dhe pёrparёsive tё saj nё raport me jetёn njerёzore.

Kafshёt e dinin instiktivisht si tё silleshin nё rast sёmundjeje: dhitё e plagosura dinin tё dallonin bimёn qё mund tё pёrdornin pёr tё mjekuar plagёn, breshkat qё i kafshonte nepёrka shkonin kёrkonin rigon dhe lejlekёt realizonin vetё klizma me ujё tё kripur. Njerёzit, nё ndryshim prej kafshёe, varen nga doktorё, qё shpesh sipas Montenjit janё tё papёrgatitur dhe mjaft tё kushtueshёm.

Kafshёt kapnin nё mёnyrё instiktive ide tё ndёrlikuara, pa iu kushtuar studimeve tё gjata dhe tё  mundimshme. Peshqit e llojit Ton ishin mjeshtra nё astronomi. Sipas Montenjit, ata ndalen nё vendin ku i zё solstici i dimrit dhe nuk largohen deri nё ekuinoksin pasardhёs; merrnin vesh edhe nga aritmetika dhe gjeometria, sepse notonin nё tufa me njё formё tё pёrsosur kubike: kush i sheh dhe numёron njё rresht, mund tё numёrojё gjithё tufёn, sepse numri i tyre ёshtё i barabartё sa nё thellёsi, aq edhe nё gjerёsi dhe gjatёsi. Ndёrsa qentё kishin njё kuptim tё lindur tё logjikёs dialektike. Montenji tregon rastin kur njё qen u nis nё kёrkim tё tё zotit dhe u gjend nё njё udhёkryq mes tre rrugёsh. Pasi qendroi gjatё dhe pa rrugёn e parё, tё dytё, zgjodhi rrugёn e tretё, duke e zgjedhur si rrugёn qё kishte marrё i zoti i tij.

Ndёnjur nёn trarёt, nё bibliotekёn e vet, Montenji kishte pёrvijuar njё tip filozofie qё pranonte sesa tё largёta ishin qeniet njerёzore nga krijesat racionale dhe tё qeta, me tё cilat njerёzit e lashtёsisё krahasoheshin.

Gjindja njerёzore shpesh pёrbёhet nga shpirtra tё çmendur dhe histerikё, sipas Montenjit, tё rёndomtё dhe tё shqetёsuar, pёrballё tё cilёve, kafshёt dukeshin shembuj shёndeti dhe virtyti- realitet ky mbi tё cilin filozofia mundej dhe duhej tё reflektonte.

Pёr ta mbyllur, nёse pranojmё brishtёsinё tonё dhe pushojmё sё kёrkuari njё fuqi qё nuk e kemi, sipas Montenjit, ne do tё zbulojmё se jemi individё thelbёsisht tё pёrshtatshёm, nё mёnyrёn tonё tipike, gjysmё tё urtё dhe gjysmё tё marrё. Njё jetё normale dhe e virtytshme, e prirur drejt urtёsisё, por kurrё shumё larg marrёzisё, ёshtё sukses i njeriut. Pra, natyra nuk ka nevojё pёr ne, ne kemi nevojё pёr tё dhe ёshtё mirё tё ndalemi sё shkatёrruari mundёsitё e qёnies sonё natyrore, tokёsore, sociale.

Comments are closed.

Navigate