Neoliberalizmi: Mirë se vini në diktaturën post-hobbesiane

 “Ataket e sëmundjeve mendore janë duke i shkatërruar mendjet dhe trupat e miliona njerëzve. Ka ardhur koha ta pyesim veten se për nga jemi nisur dhe pse”

A ka akuzë më të rëndë që mund t’i bëhet një sistemi sesa ajo e një sëmundjeje mendore? Njerëzit në gjithë globin i ka pllakosur mërzija nga ankthi, stresi, depresioni, fobia sociale, çrregullimi në të ngrënë, vetëshkatërrimi dhe vetmia. Hulumtimi i fundit mbi katastrofën e shëndetit mendor në Angli është refleksion i një krize globale.

Ekzistojnë shumë arsye për këtë ankth, por, ajo më kryesorja është e njëjta kudo: qenia njerëzore – ky ‘gjitar’ i tejshoqërueshem, truri i së cilës është i ngjizur në atë formë që të reagojë ndaj njeri tjetrit – po izolohet gjithnjë e më shumë. Një rrol të madh këtu përveç ndryshimeve në ekonomi dhe teknologji, ka edhe ideologjia. Megjithëse mirëqenia jonë është e lidhur pashmangshëm me jetërat e tjerëve, na është thënë gjithandej se prosperiteti arrihet përmes një gare të interesave vetjake dhe një individualizmi ekstrem.

Në Britani, njeriu që e ka shkuar tërë jetën në katërkëndëshin – shkollë, kolegj, bar dhe parlament – na udhëzon që të qëndrojmë mbi këmbët tona. Sistemi arsimor është shndërruar në një garë brutale. Punësimi i ngjason një luftë jetë-a-vdekje me një turmë njerëzisëh të dëshpëruar duke ngarendur drejt gjetjes së një pune. Gara të pafundme nëpër televizione ushqejnë aspirata të pamundura, duke bërë që të duken si mundësi reale. Analistët modern fajet i’a atribuojnë rrethanave ekonomike.

Këtë hendek social po e mbush konsumerizmi. Veçse, larg kurimit të sëmundjes se izolimit, konsumerizmi thekson dallimet mes njerëzve deri në atë masë sa, kur të mos kemi më se çka të konsumojmë, gjahu do të jetë vetë njeriu.

Mediat sociale për aq sa na përafrojnë edhe na largojnë prej njeri tjetrit. Duke na mundësuar që në mënyrë precize ta përcaktojmë pozitën tonë sociale dhe duke na vënë në dijeni që tjerët kanë më shumë miq dhe ndjekës sesa ne.

Sot mund të bëhesh inspirim për vetveten. Mirësevini në dikataturën post-hobbesiane: lufta e të gjithëve kundër vetvetës.

Marrë nga: The Guardian/George Monbiot

Përktheu: Agon Sinanaj

*Janë të shkëputura pjesët kryesore

Comments are closed.

Navigate