Marcel Duchamp: Publiku im është ideal!

Përgatiti dhe përktheu: Erza Dubova

Avangarda si rrymë artistike reagoi nga nevoja kolektive për një revolucion ndaj sistemit tradicional dhe shkëputjes radikale ndaj normave ekzistuese. Prandaj Adorno në librin e tij “Teoria estetike” artin nuk e koncepton si reflektim apo si komunikim me shoqërinë, përkundër saj, arti vepron si një forcë dinake, në mënyrë indirekte duke i bërë rezistencë shoqërisë. Me hudhjen e ideve tradicionale, u zëvendësuan veprat e reja eksperimentale dhe inovative, duke e kthyer vëmendjen në origjinalitetin e vizioneve dhe ideve të vet subjektit të artistit. Kështu, njëra nga tendencat e Marcel Duchamp (artist që përfaqëson avangardizmin) ishte revolta kundër një institucioni të vetëquajtur si “artistik”, ku sipas tij thirreshin në emër të një tradite me mendësi konservatore. Kjo është njëra nga intervistat e tij të vitit 1956.

Intervistuesi: Supozoj që vepra juaj “Chocolate grinder” të ketë bërë të ndjehësh një lloj paralajmërimi për punët tua të mëvonshme, një lloj thyerje për të cilin ju shpesh më keni përmendur.

Duchamp: Po, në të vërtetë ishte një moment shumë i rëndësishëm i jetës sime. Duhej të merrja një vendim të madh atëherë dhe e bëra duke i thënë vetes “mjaft pikturove, ti duhet të gjesh një punë”. Fillova të shikoja për një punë të rregullt, që të kisha kohë të mjaftueshme për të pikturuar. Dhe e gjeta një punë në një Librari të Parisit, e cila ishte e mrekullueshme sepse kishe shumë kohë të lirë gjatë gjithë ditës.

Intervistuesi: Kur ju thoni të pikturoni për veten tuaj, nënkuptoni atë që jo domosdoshmërisht të kënaqni njerëzit e tjerë?

Duchamp: Saktësish. Kjo më dërgoi në një përfundim se ti ose mund të jesh një piktor profesionist ose jo. Janë dy lloje të artistëve. Artistët të cilët bëjnë marrëveshje me shoqërinë, integrohen në shoqëri, dhe janë artistët e tjerë që janë tërësisht të pavarur me punën e tyre në raport shoqëror.

Intervistuesi: Dëshiron të thuash që artisti i cili mirret me shoqërinë duhet të bëj disa lloje të kompromiseve që të kënaq publikun në mënyrë që të jetojë nga arti i tij? A është kjo arsyeja pse ju e pranuat punën?

Duchamp: E vërtetë. Nuk doja të varesha materialisht nga pikturat e mia që të jetoja.

Intervistuesi: Pra Marcel, kur ju flisni për shpërfilljen ndaj publikut dhe pohon se pikturon vetëm për veten tënde, a do te thotë kjo që ju pikturoni për një publik ideal, për një publik që duhet të të vlerësoj vetëm nëse mundohet të të kuptoj?

Duchamp: Po, e vërtetë. Është një lloj mënyre që ta vendos veten në një pozicion të duhur për këtë publik ideal, sepse rreziku qëndron te admirimi i një publiku të menjëhershëm, një publiku që të vijnë nga pas, të integron duke të të dhuruar sukses dhe gjithçka tjetër. Në vend të kësaj, nëse ti pret për publikun tënd që mund të vij 50 vite ose 100 vite pas vdekjes tënde, ky është publiku që do të dëshiroja ta kisha.

Intervistuesi: Ky është një qëndrim mjaft estetik.

Comments are closed.

Navigate