Lidhja mes Honoré de Balzak dhe konteshës polake, Hanska, zgjati 15 vjet pa u takuar dhe lindi e u mbajt vetëm nëpërmjet korrespondencës. Balzaku do të martohej me Hanskën më 1850, vetëm pak muaj para vdekjes së tij.
Engjëlli im i adhuruar… Jam bërë vërtet i luajtur nga mendtë nga dashuria për ty. Rri si budalla e s’bëj gjë tjetër veç mendoj për ty e, çdo përfytyrim më sjell pranë teje. Të kap, të shtrëngoj, të puth, të përkedhel. Ti, je në zemrën time e, unë, ndjej aty praninë tende delikate. O perëndi, unë zgjohem çdo mëngjes me mendimin që t’i them vehtes: Hajt, nisu, shko të takosh engjëllin tënd… E pastaj, tërhiqem i shtrënguar nga dhjetra pengesa e obligime. Eshtë luftë e vërtetë kjo që ndodh brenda meje. Jo, kështu, s’rrohet !… Kjo që po ndodh, s’më ka bërë kurrë vaki… Ndjehem i përhumbur, i marrë e njëkohësisht i lumtur teksa përjetoj këtë endërr kaq delikate që për mua ka vlerën e një mijë vjet jetë. Jam vërtet në gjendje të tmerrshme. Në çdo qelizë, në çdo pore të trupit tim ndjej të jem i pushtuar, i përmbytur nga dashuria. Unë nuk jetoj veçse për dashurinë e, në të njejtën kohë po grryhem nga pezmi për të… Oh, Eva ime e embël, ti s’e di, por unë kam tani në duar letrën tende e, flas me ty sikur të të kisha ketu, para meje. Të shoh, të ndjej, të adhuroj të bukur e magjike. Dje, gjithë darkën, po thoshja me vehte: Ajo është e imja. As engjëjt në parajsë s’janë aq të lumtur sa ç’isha unë mbrëmë…
Comments are closed.