Trishtimi i Floberit

Gustave Flaubert i shkruan të dashurës Luizë.


Kruase, e Mërkurë 14 Janar 1852

Një trishtim shumë përçudnues dhe një mërzitje shumë e madhe më kanë mbërthyer. Kjo dreq Bovari po më gërryen nga brenda e po ma plas shpirtin. Të dielën e shkuar Bujeja më bëri vërejtje për njërin nga karakteret dhe planin, të cilëve s’kam ç’u bëj; e megjithëse është ashtu siç thotë ai, unë prapë mendoj se edhe e kundërta është e vërtetë. Ah, sa i lodhur dhe i ligështuar ndihem! Ti më quan Mjeshtër. Mjeshtër i zvetënuar.

Jo, ndoshta e gjithë kjo nuk qe aq e thelluar, sepse dallimet mes mendimit dhe stilit përbëjnë sofizëm. Gjithçka varet prej konceptimit! S’ke ç’i bën. Do të vazhdoj të shkruaj, sa më shpejt të jetë e mundur për të krijuar një tablo të plotë. Ka çaste që më vjen të plas nga e gjithë kjo. Askush s’më thotë se unë nuk i kam njohur brengat e Artit…

….Lamtumirë zemra ime e dashur. Jam tejet i dëmrrmuar; koka më peshon 300 libra. Ka shumë ditë që e kam braktisur Sofokliun dhe Shekpsirin. Sa të bukura janë ndodhitë e mikut. Më zbavitën pa masë. Edhe një herë lamtumirë, mijëra puthje.

I yti G. F

 

Comments are closed.

Navigate