Herman Hesse mbi vetminë, rëndësinë e vuajtjes, guximin për të qenë vetja, dhe si ta gjeni fatin tuaj

Vetmia nuk përzgjedhet, po aq sa mund të zgjedhet fati. Vetmia vjen tek ne nëse e kemi brenda nesh gurin magjik që terheq fatin.”

Nga Maria Popova
Përktheu: Mirjeta Shehu&Valeriana Dema

Askush nuk mund ta ndërtojë urën mbi të cilin ti dhe vetem ti duhet ta kalosh lumin e jetës.” Kështu shkruante dikur Nietzche në moshë të re, teksa meditonte mbi mundësitë për ta gjetur vetveten. Disi, ky njeri kontradiktor, duke u lëkundur në mes dëshpërimit nihilist dhe gjallërisë elektrizuese dhe në prag të çmendurisë, u bë frymëzim për disa nga shpirtërat më kompetent të njerëzimit-midis tyre, poeti i njohur gjerman, romancieri, piktori, dhe fituesi i nobelit, Herman Hesse (2 korrik 1877—9 Gusht 1962) i cili morri nga Nietzsche disa prej ideve më humaniste, duke i zgjeruar më pastaj me humanizmin e tij transcedent.

Disa prej ideve më të guximshme mbi përgjegjësinë humane ndaj vetvetes dhe botës, ai i shpalosi në “Letër për një Gjerman të ri” shkruar për të riun e zhgënjyer më 1919, ku më vonë e përfshiu në antologjinë e vitit 1946 “Nëse Lufta Vazhdon…” botuar në po të njejtin vit që pranoi edhe cmimin nobel. Kjo pjesë është gjeja më prekëse që na dha Hesse rreth shpresës, artit të veshtirë të marrjes së përgjegjësive, dhe urtësisë së zërit të brendshëm.

Dekada përpara se E.E. Cummings të pohonte se: “të qenurit askush tjetër pos vetes tënde-në një botë që mundohet pa pushim, natë e ditë, të të bëj ty dikënd tjetër-nënkupton të luftosh betejën më të ashpër që njeriu mund të luftojë”, Hesse shkruan:

Ti duhesh të c’mësohesh me shprehinë e të qenurit dikush tjetër apo askushi, të mos imitosh zërat e të tjerëve dhe të ngatërrosh fytyrat e të tjerëve me tënden.”

[…]

Një gjë i është dhënë njeriut që e bën atë zot, që ja kujton se ai është vet zoti: ta njoh fatin.”

Kur fati i vjen njeriut nga jashtë, e bën atë të përkulet sikurse një shigjetë që e përkul një kaproll.

“Kur fat i vjen njeriut nga brenda, nga pjesa më e thellë e tij, e bën atë më të fortë, e bën atë zot… Një njeri që e njeh fatin e tij kurrë nuk tenton ta ndryshoj atë. Përpjekja për ta ndryshuar fatin është një kërkim fëmijëror që shkakton grindje dhe vrasjen e njëri-tjetrit… I gjithë pikëllimi, helmi, dhe vdekja janë të panjohura është fati i imponuar nga jashtë. Por çdo akt i vertetë, çdo gjë që është e mirë, e hareshme dhe e frytshme është fat i jetuar, fati që është shndërruar në vete.”

Duke përsëritur idetë e Nietzsche-s se një jetë e përmbushur kërkon ti përqafosh, dhe jo të largohesh nga vështirësitë, Hesse nxit djaloshin e ri që të trajtojë vështersitë e tij me respekt dhe kurreshtje dhe shton:

“Mundet që dhimbja juaj të mos jetë zëri i fatit tuaj, mundet që ai zë të mos bëhet i ëmbël në momentin kur e kupton atë?

[..]

Veprimi dhe vuajtja sëbashku i përmbushin jetët tona, ato janë një gjë e vetme. Fëmija vuan lindjen e tij, ndalimin e të ushqyerit me gji, vuan këtu e atje, dhe në fund e vuan edhe vdekjen. Por të gjitha të mirat për të cilat njeriu është lavdëruar ose dashuruar gjatë jetës janë thjeshtë vuatje të mira, vuajtja e duhur, një lloj vuajte e të jetuarit, vuajte që të përmbush. Aftësia për të vuajtur mirë është më shumë se gjysma e jetës—në të vertetë është gjithë jeta. Lindja është vuajtje, rritja është vuajtje, farat vuajnë nga toka, rrënjët vuajnë shiun, sythi e vuan të lulëzuarit.

“Në të njetin menyrë o shokët të mi, njeriu vuan fatin. Fati është toka, është shiu dhe rritja. Fati dhemb.”

Hesse e sheh vuajtjen si “krijuese të fatit” dhe shton:

“Është vështirë të mësosh të vuash. Gratë ja dalin më shpesh dhe më bujarisht se sa burrat. Mëso prej tyre. Mëso të dëgjosh kur zëri i jetës flet! Mëso të shikosh kur dielli i fatit luan me hijet tua! Mëso të rrespektosh jetën! Mëso të rrespektosh vetvetën! Prej vuajtjes buron fuqia.”

Pas pesëmbëdhjetë vitesh shkrime Hesse rikthehet tek parimi i parë i vetes – vetmia.

“Veprimi i vërtet, veprimi i mirë dhe i shkëlqyer, shokët e mi, nuk na vjen nga aktiviteti, lëvizja apo të qenurit një punëtor i zellshëm. Përkundrazi, ajo rritet në vetminë e malëve, rritet majave, atje ku jetojnë qetësia dhe rreziku. Rritet prej vuajtjes që nuk ke mësuar ende të vuash.

[…]

Vetmia është shtegu nëpër të cilin fati përpiqet ta shpie njeriun tek vetja. Vetmia është shtegu prej të cilit shumica e njerzve frikohen. Një rrugë e mbushur me terrore ku gjarpërinjtë dhe bretkosat presin… Pa vetminë nuk ka vuatje, pa vetminë nuk ka heroizëm. Por vetmia që kam në mendje nuk është vetmia e poetëve të gëzuar, apo vetmi e teatrit ku fontanat gurgullojnë ëmbëlsisht në gojën e shpellës së vetmitarit.”

Të mësosh të ushqehesh nga vetmia në vend se të mposhtetesh nga ajo, sipas Hesses është e domosdshme për marrjen në dorë të fatit tonë:

Shumica e njerzve, kopeja, kurrë nuk e kanë shijuar vetminë. Ata e lënë babain dhe nënën vetëm për tu zvaritur pranë një gruaje dhe ngadalë ti dorëzohen një ngrohtësie të re dhe lidhjeve të reja. Ata kurrë nuk janë vetëm, ata kurrë nuk flasin me veten. Dhe kur një vetmitar u kalon pranë, ata i frigohen dhe e urrejnë atë si murtaja madje edhe e gjuajnë atë me gurë dhe nuk gjejnë paqe deri sa janë shumë largë tij. Ajri rreth tij është i ftohtë sikur të ishte nga hapisrat e ftofta yjore; atij i mungon aroma e butë dhe e ngrohtë e shtëpisë dhe vendlindjës.”

[…]

Njeriu duhet të jetë indiferent ndaj rënies nëse dëshiron të shijojë vetminë dhe të përballet me fatin e tij. Është më e lehtë dhe më e këndshme të ecësh me njerëzit, me turmën—madje edhe përgjatë mjerimit. Është me e lehtë dhe më e rehatshme që të përkushtohesh “detyrës” së ditës, detyrës së përzgjedhur nga kolektivi.”

Dy dekada më vonë Hesse shton:

Vetmia nuk përzgjedhet, po aq sa mund të zgjedhet fati. Vetmia vjen tek ne nëse e kemi brenda nesh gurin magjik që terheq fatin.”

Dy mijë vite më vonë pasi Seneca paralajmëroi që “e gjithë vuajtja jote është humbur nga ti nëse nuk ke mësuar se si të jesh i mjeruar.” Hesse i gëzohet:

“I bekuar është ai që ka gjetur vetminë, jo vetminë e portretizuar në piktura apo poezi, por të tijën, unike dhe të përcaktuar. I bekuar është ai që di si të vuaj! I bekuar është ai që mban gurin magjik në zemrën e tij. Atij i vie fati, prej tij burojnë veprimet autentike.

Hermann Hesse ju drejtohet të rinjëve:

Ti je bërë të jesh vetvetja. Ti je bërë ta pasurosh botën me një zë, një tingull a një hije.

[…]

“Në secilin prej jush fshihet një qenie, akoma në gjumin e thellë të fëmijërisë. Sille atë në jetë! Në secilin prej jush fshihet një thirrje, një vullnet, një dhunti e natyrës, një dhunti drejt të ardhmes; e reja, e larta. Leje të rritet, të oshëtijë , ushqeje atë! E ardhmja jote nuk është kjo apo ajo; nuk është paraja apo pushteti, nuk është dituria apo suksesi në profesionin tuaj-e ardhmja jote, rruga jote e rreziksme, është që të piqesh dhe ta gjesh zotin brenda vetes.”

Comments are closed.

Navigate