Kush vendos se cilat libra janë “të mëdhenj?

Kush vendos se cilat libra janë “të mëdhenj?”


Shkruan: Livia Gershon
Përktheu: Veron Dobroshi

Koncepti i “Librave të Mëdhenj”, shpjegon historiani Tim Lacy, i zhvilluar në fund të shekullit XIX, si një përpjekje për të nxitur një “kulturë demokratike”.

A ndjeheni fajtorë kur merrni një roman romantik ose një libër humoristik kur ende nuk e keni mbaruar Parajsën e Humbur? Mund të gjurmoni për ankthin tuaj në zhvillimin e konceptit të “Librave të mëdhenj”, i cili, shpjegon historiani Tim Lacy, ndodhi në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX. Në atë kohë, shkruan Lacy, universitetet amerikane po shndërroheshin në diçka më ndryshe nga modeli i gjatë i arsimit të lartë në Evropë. Në vend të përqendrimit në “disiplinën mendore” dhe në tekstet klasike greke dhe latine, studentët shpesh specializoheshin në disiplina të veçanta, të krijuara për t’i përgatitur ata për karrierë profesionale. Shkenca moderne po bëhej më e rëndësishme për universitetet dhe studentët kishin më shumë shanse për të zgjedhur lëndët zgjedhore.

Për të gjetur se cfarë të lexojnë, njerëzit shfletonin vlerësimet e gazetave dhe listat e “njëqind librave më të mirë”.

Përballë këtyre presioneve, disa burra dhe gra të letrave kërkuan një lloj edukimi tjetër. Ata kërkuan atë që kritiku britanik Matthew Arnold e quajti mundësinë për të përfshirë “më të mirën që është menduar dhe thënë në botë.” Lacy shkruan se ky nuk ishte thjesht një fenomen elitar. Në ShBA dhe në Britani, një industri në rritje e botimeve dhe bibliotekat e reja publike vendosin më shumë libra se kurrë në publik për lexuesit. Për të gjetur se cfarë të lexojnë, njerëzit shfletonin vlerësimet e gazetave dhe listat e “njëqind librave më të mirë”.

Lacy shkruan se elitat intelektuale që përpiluan këto lista dhe koleksionet ndonjëherë kishin motiv komercial, por, për në pjesën më të madhe, shpresonin të nxisnin një “kulturë demokratike”. Kjo ishte pjesërisht një ëndërr utopike – që një komb i lexuesve të ishte pa klasë dhe plotësisht vetëqeverisëse – dhe pjesërisht një reagim ndaj problemeve sociopolitike. Disa intelektualë shqetësoheshin që një shoqëri e unifikuar më parë nga një botëkuptim fetar po copëtohej. Për Arnoldin, feja po zvogëlohej nga një angazhim me botën që përfshin “të gjitha aftësitë njerëzore” në cështje të gjykimeve morale, duke lënë hapësirë ​​për “kulturën” që të  mbushet.

Ndër shumë të arsimuar, hartimi i listave të librave më të mirë u bë një lojë e hapësirave te mbyllura(parlor game), dicka si gjetja e Novelës së Madhe Amerikane. Polimati britanik Sir John Lubbock argumentoi se popullariteti kishte rëndësi pasi që “veprat që kanë ndikuar në mendime, ose kanë magjepsur orët e kohës së lirë, me miliona burra … ia vlen të lexohen.” Nga ana tjetër, Harvard Classics ishte kuruar me kujdes, për të pasqyruar një arsim tradicional liberal, duke filluar nga Grekët dhe Romakët e lashtë e deri tek shkrimtarët modernë perëndimorë.

Pavarësisht nga zgjedhjet e tyre të veçanta të librave, implikimi i konceptit të ‘librave të mëdhenj’, ishte që lexuesit të zgjedhin materialin e tyre bazuar në masa objektive të cilësisë sesa në shijet e tyre personale. Siç shkruante Dekani i Canterbury, Frederic William Farrar, “leximi i padiskriminueshem i çdo lloji, duhet të abuzohet me vendosmëri … Ne … gjejmë një kënaqësi më të pastër dhe më të hollë në leximin e mençur sesa në pothuajse çdo gjë tjetër.” Nga ana tjetër, kënaqësia e hollë është me siguri një çështje subjektive, që do të thotë që ju jeni të vetmit që mund të vendosni nëse do të merrni më shumë nga John Milton apo Danielle Steel.

Comments are closed.

Navigate