Letër Franc Kafkës

LETËR FRANC KAFKËS

Po i shkruaj Kafkës, dhe i them se Procesin e përjetoj më ndryshe. Se letrat e babait i përjetoj ndryshe. Në nivele tjera lexuesi. Atë të përjetuesit. Atij që s’di të shtiret kur përballë ka shtetin, që të shfaqet dhe në stastus facebook-u. Shteti përgjon sepse do viktima gabimesh. Shteti përgjon sepse ashtu realizon vetveten përmes kundërvajtjeve, prishjes së rendit dhe qetësisë, procedurave penale. E njoha shtetin me përmasa shoku. Që ta pi kafen dhe të incizon bisedën. Shokun që ta ha bukën dhe të bën save as’ fjalën për herifin. Dhe e përdor atë për të të rekrutuar në peng tij dhe të shërbimeve të tij. E njoha shtetin me përmasa kolegu pune, me ndjekjen insitutucionale, ku se si me lupë zmadhohej e vojla e gabimit, se si e madhja ecën sheshit e shitet si vlerë. E njoha shtetin me përmasa femre që vjen si e dërguar speciale për të shkatëruar ato pak gjëra vënë në vijë. E ky lloj shteti është prishës shtetesh, nismëtarë luftrash, idhnesash, mëkatimesh, Trojash të pambrojtuar, shkaku një femre. E njoha shtetin me përmasa telefoni, aty ku s’duhet të hyjë shteti, aty ku ka intimitet, aty ku zoti dha leje me komuniku lirshëm… E njoha shtetin me përmasa plaku katundi i cili kur rrëfente komunizmin më dukej se fliste bashkëkohorshëm… E njoha shtetin me përmasa hoxhe, që përdori dhe fenë për para, e mexhlisin për vota. E njoha shtetin përmes kamarierit të cilin nuk e ndimoi të hynte në punë e bëri spiun të hyrje-daljes time. E njoha shtetin më përmasa borxhliu, që të jep borxh dhe të ofendon për vonesën. E njoha shtetin përmes tipologjisë së njerëzve. Shteti me fytyrë njeriu. Shteti me facebook përgjues në dorë, shteti i screenshoot-ave, shtet gps, shtet viberi. Shtet spiun. Shteti Kunderës, shteti Kadaresë, shteti Solxhenicinit dhe Kunderës, shteti im pa emer, ky shtet spiunësh…

Shkruan: Arlind Farizi

Comments are closed.

Navigate