Pasioni i Musine Kokalarit

Unë trashëgova pasionin e muzikës. Studiova disa vjet pjano. Po emocionohesha shumë. Me 1932 kur vëllai tim ra në burg, une ndjeva një melankoli të madhe, kur veja e shihja midis shokëve të njohur. Dhe atëherë pjanua për mua u bë një torturë. Nuk mundesha të përqendrohesha dhe heshtja. Më vinte ndër mend kalaja në Gjirokastër, kur veja dhe shikoja të mbydhur brenda të dy vëllezërit, me dy shokë të tjerë. Më ngjethej mishtë në korridoret e ftohta kur kaloja. Kur dilja jashte, dridhesha nga një mundim i brendshëm. Dhe nuk mund të gëzohesha. Ky shqetësim më pushtonte dhe në vitin 1932 nuk mund të luaja pjano. Pasioni tim u kthye në stërmundim dhe në një mbyllje në veten time.


Frau Gertruda, një gjermane, u alarmua. Ajo kishte zakon që nxënëset që s’i bënin mirë ushtrimet i qëllonte me një shkop të hollë dhe bërtitte. Me mua, pas gjendjes së dëshpëruar time ajo ndjente keqardhje. Kur gaboja, i binte anës së pjanos. Sa pa lot bërtitte. Pastaj me mirrte me te mira: “Ma petite pourqoi?” dhe vazhdonte me frengjishten, duke pjetur se ç’më mundonte. Unë dridhesha, më mbusheshin sytë me lotë. Dhe heshtja. Mundohesha ta kuptoja pse njerëzit duhet të punojnë, të përpiqen fshehtas. Pse të futen në burg, se duan një gjë të drejtë.
Kjo gjendje e nderpreu hovin e parë dhe shpresën e madhe që kishte frau Grtruada që të më bënte një pjaniste të madhe. Dhe mua më pëlqente vizatimi. Në ekspozitat vjetore të shkollës paraqitesha me pamje të trishtuara të natyrës, me kënde të vetmuar, punuar me karbon. Ngjyra e zezë më mbërthente dhe s’më lëshonte.

Comments are closed.

Navigate