Poeti të cilin deshën ta hanin shqiponjat

Poeti të cilin deshën ta hanin shqiponjat(bëhet fjalë për poetin Lew Welch, pjesë e “The Beat Generation” apo gjenerata e poetëve ‘bitnik’në Amerikë)

Nga: Matthew Wills
Përktheu: Veron Dobroshi

Një ditë të vitit 1971, poeti pijanec bitnik, Lew Welch u fut drejt pyjeve të Nevadës dhe u zhduk, me gjasë për t’u ngrënë nga shqiponjat.


Si vlerësim për poetin Lew Welch, Maxime Hong Kingston thotë: “Jo të gjithë që shkruajnë poezi e dinë se çka është ajo. Lew Welch e dinte”.
Dhe Welch akoma vazhdon të kujtohet për kërkesën e tij të rrallë për t’u varrosur si dhe për zhdukjen misterioze. Në “Song of the Turkey Buzzard”, ndoshta poezia e tij më e njohur, Welch u kërkoi miqve të tij që ta “vendosnin mishin e tij” para shqiponjave në një lloj varrimi qiellor. (sky burial). Ky lloj varrimi, në të cilin eshtrat e personit të vdekur vendosen në një majë malore për t’u ngrënë nga shpendët e egër, është traditë budiste tibetiane, që konsiderohet akt i dhembshurisë dhe mirësjelljes për krijesat e tjera të tokës, të cilët fundja kanë nevojë për të ngrënë. Tradita të ngjashme të riciklimit dhe/ose të purifikimit janë bërë nga zoroastrianët, popujt australianë aborigjenë dhe disa fise amerikane. Bashkëbanori i Welch-it nga universiteti dhe miku i tij i ngushtë, Gary Snyder, e quante atë si adhuruesin e perëndeshës Gaia dhe “bukuria e asaj oferte të ndërsjelltë ekstaziste të quajtur zinxhiri i ushqimit”. Welch nuk donte që të vendosej në një kuti. Ai e përfundon këngën e tij në shkronja të mëdha: “JO KUTI BRONZI POR KRAHË METALIK/ DUKE FLUTURUAR PËRGJITHMONË MBI TEJE / O MË I ËMBLI UJË O I LAVDISHËM / ZOG VËRTITËS

Një ditë të vitit 1971, poeti pijanec bitnik, një nga inspiruesit e personazheve të Jack Kerouac në librin e tij “Big Sur”, futet në pyjet e Nevadës, në verilindje të San Franciskos.

I lindur më 1926 në Arizona, ka ndjekur mësimet në Kolegjin Reed në fund të viteve të 40-ta. Bashkëbanorët e tij ishin Gary Snyder dhe Philip Whalen, të dy prej të cilëve u bënë poetë të mirënjohur. Të gjithë ata u kthyen në aventurat e vargut amerikan të pas luftës së dytë botërore. Natyrisht, poezia nuk i ka dhuruar kurrë askujt shumë para, kështu që Welch punoi disa punë. Ai punoi si shkrues artikujsh të marketingut për Montgomery Ward, si taksist, nëpunës në një port, peshkatar dhe mësues. (Ai gjithashtu e ndihmoi partneren e saj, që e kishte prej shumë kohësh, që ta rriste djalin e saj Hugh, i cili si muzikant i rritur zgjodhi emrin e skenës Huey Lewis në nderim të Lewis Welch. Sipas studiuesit të poezisë, Rod Philips, në mes të koncerteve, pirjeve dhe dështimeve, Welch bëri një punë tejet inovative në poezi. Philips shqyrton “tërheqjen strategjike të Welch-it në natyrën dhe në shqetësimin e saj me Amerikën urbane moderne gjatë viteve të kalimit të pasluftës. Philips citon një tjetër poezi të marrë nga vëllimi me poezi “Ring of bone”, grup poezish që janë ndër më të pastrat dhe më të saktat nga të gjitha krijimet e bitnikëve. Welch ishte tejet i kënaqur me ato që mori nga urbanizmi amerikan, duke punuar në Nju Jork dhe në Çikago. Kafazi i parkut qendror e tronditi shumë atë. Welch shkroi për natyrën: “Kjo është e tëra nëse shikojmë në të ose jo. Gjithçka që vazhdon nëse shikojmë ose jo tek ajo gjithmonë do të vazhdojë (ndonëse ne nuk shikojmë kurrë në të) dhe ne jemi në të, në këtë formë, të paktën, për pak kohë.
Ai u kthye në perëndim në fund të viteve 1950, humbi punën dhe martesën dhe u bashkua me skenën e Beat-it të San Franciskos. Atje u interesua për idetë kundërkulturore si jetesa komunale, budizmi dhe ekologjia, një brez para lëvizjes hippie.

Pastaj, një ditë të vitit 1971, poeti pijanec bitnik, një nga inspiruesit e personazheve të Jack Kerouac në librin e tij “Big Sur”, futet në pyjet e Nevadës, në verilindje të San Franciskos. Ai mori me vete një revole dhe la pas një shkrim vetëvrasjeje. Trupi nuk u gjet kurrë, prandaj biografitë e tij përfundojnë gjithnjë me një pikëpyetje tek data. Kjo është edhe arsyeja se pse miqtë e tij morën për t’i shikuar shqiponjat sipër, për të parë nëse ata njihnin ndonjë gjë.
“A je ti, Lew?”

Comments are closed.

Navigate