Roberto Bolaño – Soni

Roberto Bolaño – Soni

Gjendem në një bar dhe dikë e quajnë Soni
Dyshemeja është mbushur me hi duhani Si një shpend
si një shpend i vetëm hyjnë dy pleq
Arkiloku dhe Anakreonti dhe Simonidi* Mejhane 
mjerane të Mesdheut Mos më pyesë njeri se ç’kërkoj
në këtë vend Mos më thotë njeri se kam qenë me një vajzë
të zbehtë dhe të pasur Çka mbaj mend është veç sikleti
fjala turp pas fjalës zbrazëti
Soni Soni! E shtriva së gjati dhe shkarravita
penisin tim ndaj barkut të saj Qeni lehu në rrugë
poshtë gjendej një kinema dhe pasi u prisha
mendova “dy kinema” dhe zbrazëtinë Arkiloku dhe Anakreonti
dhe Simonidi që mbështilleshin me degëza shelgjesh Njeriu
nuk kërkon jetën, thashë, e shtriva së gjati
dhe ia shtiva me ngut Diçka kërciti mes veshëve
të qenit Krëk! Jemi të humbur
Edhe të sëmuresh na duhet, thashë Dhe Soni
u largua nga grupi Në dritën e xhamave të njomur
i përngjante një zoti dhe autori
mbylli sytë

Përktheu: Edon Qesari

* Arkiloku, Anakreonti, Simonidi – emrat e disa prej poetëve më të njohur të traditës lirike të lashtë greke

Comments are closed.

Navigate