Koncepti Virtual Sophists

Fillet e asaj që njihet si ‘filozofi perëndimore’ i gjejmë qysh në antikitet. Të filozofuarit fillon me habinë (parasokratikët) për të vazhduar me dyshimin (sofistët). Sofistët në filozofi njihen si përfaqësues të relativizmit dhe dyshonin në gjithçka. Njëri nga sofistët ndoshta më të sinqertë, Gorgias, pati thënë:

“(1) asgjë nuk ekziston, (2) edhe nëse ekziston ndonjë gjë, ajo është e pakuptueshme, (3) por edhe nëse është e kuptueshme, ajo nuk mund të  komunikohet.”

Por filozofia perëndimore në esencë është filozofi esencialiste. Përgjithësisht nga ndikimet e hershme të Sokratit, Platonit dhe më vonë të Hegelit dhe Kantit. Përpjekja e tyre ishte gjetja e të vërtetave absolute, të cilat nuk mund të viheshin në dyshim.

 

portrait_of_friedrich_nietzsche

Sofistët ishin e kundërta. Si relativistë, ata mohonin filozofinë sokratike mbi të vërteta të përhershme. Të jesh sofist do të thotë të refuzosh të Vërtetën, dhe ti hapësh rrugë të vërtetave. Pikëpamja e tyre relativiste ka ndikuar fuqishëm filozofinë dominante të shekullit të 20-të, ekzistencializmin. Ekzistencializmi e bashkë me të edhe sofizmi, u fuqizuan sidomos nga filozofët si Nietzsche, Schopenhauer, Kierkegaard, Sartre dhe Camus. Ekzistencializmi është filozofi që mohon çdo pretendim transcendent dhe i kthehet njeriut. Para së gjithash, është mënyrë e jetesës, është sofizëm i pastër.

Kjo faqe do të përqëndrohet kryesisht në mënyrën sofiste të të filozofuarit. Qoftë kjo në filozofi, art apo letërsi. Sepse ne besojmë se çdo filozofi, para se të jetë një doktrinë filozofike, është pik së pari mënyrë e të të jetuarit.

sartre-tribute-to-camus

Comments are closed.

Navigate