Pessoa: Një “poet në shumës”

Përktheu: Bisej Kapo

Mund të mendojmë për një galaksi kur flasim për Pessoa-n: ai është një, dhjetë, një mijë. Është një “poet në shumës”, “një kontradiktë e gjallë”: janë përdorur numra, cilësorë për të bërë të mundur përcaktimin e këtij autori të pakapshëm Mund të mendojmë për një galaksi kur flasim për Pessoa-n: ai është një, dhjetë, një mijë. Është një “poet në shumës”, “një kontradiktë e gjallë”: janë përdorur numra, cilësorë për të bërë të mundur përcaktimin e këtij autori të pakapshëm. Duhet fillimisht të pyesim veten se cili është Pessoa. Mbiemri i tij (që do të thotë “person”) duket se jep një përgjigje të përafërt, por përsëri mbetet enigmatik. Pseudonimet kanë bërë që të shpërthejë “miti i Pessoa”-s: pranë Ricardo Reis-it, helenisti; Alvaro de Campo-s, avangardisti; Alberto Caerio-s, “mjeshtri”; Bernardo Soares, autori i librit Shqetësimi, që ndër vite na vjen në edicione të reja dhe me interpretime të reja, ekzistojnë të paktën shtatëdhjetë “alias”që shoqërojnë këtë autor.

ULIKSI

Ç’është miti? Asgjëja që është gjithçka!
Është i njëjti Diell që përhapet qiejve –
Mit drite i heshtur –
Trup i gjallë i Zotit,
Por edhe i vdekur dhe lakuriq!
Uliksi që përherë bujti
Njësoj si të mos qe i pranishëm
Edhe pa ekzistencë qe krejt i mjaftueshëm
Erdhi për të mos qenë i ardhur
E na krijoi!
Kështu miti ndërfutet
Në realitet, duke e pllenuar,
Pastaj gjithçka rrjedh
Në uljen e jetës
Pjesa e asgjësë vdes!

Pessoa, fillimisht përkthyes për shoqëri import-eksporti, do të bëhej një nga nxitësit kryesorë të modernizmit portugez. Për herë të parë, me të, por gjithashtu edhe me pseudonimet dhe personazhet e gjalla që e rrethojnë (Almanda Negreiros dhe Mario de Sa-Carniero, ndër të tjerë), letërsia portugeze eci me kohën e saj. Me vdekjen e tij, librat e tij janë thuajse të panjohur, ndërsa artikujt e tij në gazeta dhe revista janë të famshëm. “Rasti Pessoa” shpërthen fillimisht në vitet 1940 në Portugali, dhe njëzet vjet më vonë në Evropë e më pas në botë. Që atëherë, nuk është reshtur kurrë së publikuari çka është gjetur në vargun e madh ku kish grumbulluar, me shumë imtësi, një pjesë të madhe të prodhimtarisë së tij (më shumë se 25000 tekste!).

Si ta ravijëzosh një autor, i cili shkruan: “Unë jam në pjesën më të madhe vetë proza që shkruaj”? Apo: “Jam bërë personazh romani, një jetë e lexuar.”? Si të flasësh kur ai kish deklaruar vetë përmes fjalëve të Alberto Caeiro-s, një nga identitetet e tij:

Nëse pas vdekjes sime, do të doni të shkruani biografinë time, s’ka gjë më të thjeshtë. Ka vetëm dy data – ajo e ardhjes sime në botë dhe ajo e vdekjes sime. Midis të dyjave, të gjitha ditët më përkasin”.


Comments are closed.

Navigate