Mall

Mall

Në shkofsh larg tej-oqeanit
gjej pemët simotra;
kujto diçka nga unë.

Në kalofsh detëra e male,
shikoje qiellin në çast dhe kujto:
poshtë tij ndodhem dhe unë.

Mos harro diellin në muzg.
Hënën në qiell të hapur
me yjet dritëshumë.

Kur mërzia të mbërthen
Ec rrugëve të shkelura aq shumë;
Kujto, se atje, tutje-tehu, diku
bredh dhe unë.

Hedhja një sy detit pa fund.
Shiko në është i trazuar posi unë.

E në ndjefsh mall, duaje vetën shumë;
vetëm atëherë do kthehesh sërish tek unë.

Agon Sinanaj

 

Comments are closed.

Navigate