Aguesi i Ri

Poezi nga Gerald Ramaj

Aguesi i Ri

Oh plak i vuajtur,
mbështetur mbi gardhin
e kalbur,
Qielli i vrenjtur zbriti me
vetëtima Aguesin e Ri,
Le të tretet edhe ky
perëndim i vakët në
thepinat
e shkretuara të brigjeve
vullkanike
Teksa kujtimet ngecen
në rrjetat zgavrore
shkëmbore
të shpëtuara nga
baticat polumbare;
Le të jetë ky sikur edhe
i fundit diell e të ngratët
sy
t’i mbulojë zalia,
Aguesi i Ri foshnjëror
thuajse ka mbërritur në
breg
hipur mbi varkën
valore.

Comments are closed.

Navigate