Ajo e paharrueshmja

Gerald Ramaj – Ajo e paharrueshmja

Porsi ylli që ndrit e shndrin,
Mbi detin e natës
Në një anije i fjetur;

Porsi nostalgjia që mallin përpin,
Për kujtimet e shkretuara
Në kohën e tretur;

Porsi lulja në të blertën lëndin’,
Mbi varrin e humbur
Me pluhur të djegur;

Vajton kjo zemër, ky shpirti im,
Si fantazm’ e gjallë,
Si trup i vdekur;

Dhe malin te ngjis me këngë e me
vaj,
Shoh liqenin, fytyrën e saj,
Sytë më lotojnë për dhimbjen që mbaj,
Vuaj për të e nga mendja s’e ndaj.

Comments are closed.

Navigate