ANA

Ana

Zemra ime është thyer e ti quhesh Ana.
Dhe në pranverë prroi ushton si vjet
Kur ishe në Therrisht.
Ku je, Ana, ku je ?

Shelgjet skaj prroit rriten,
Lëkurë butë.E motin e kaluar
Uleshim skaj prroit:
Ti dhe unë…Duke u ngritur
Preva degën e shelgut
Dhe bëra fyell të hollë,
Unë Albi.
Kur t’a dhash fyellin,
Prroi ushtonte, ushtonte:
Ju i binit fyellit
Si era që arrinte nga shpatijet.

Unë Albi, u përkula,
Tinza, mbi ty:
Në gjoksat tu
Qetë, qetë u shtrinë
Dy qengja të vegjël t’bardhë.

Ku je Ana, ku je ?
Dhe në pranverë prroi ushtonte si në mot
Kur ti ishe në Therrisht.
Zemra ime shkelur, e ty të thërrisnin Ana.

Musa Tullari
04.07.019.

Comments are closed.

Navigate