Andaj Rrebelohem

Andaj Rrebelohem – Poezi nga Lum Gashi

Andaj rrebelohem

Deri kur detrat e tërbuar q’i lundroj t’jenë t’qetë

Dhe ndaj diellit që nuk ngroh por djeg

Andaj rrebelohem

Kur ajo dritë më shumë se sa që ndrit, qorron

Apo kur terri pa yje qiejt e kthjellët na i mbulon

Andaj rrebelohem

Sa herë që na vershon i begatshmi shi

Që në vend t’rrisë sythat, ai fundos shtëpi

Andaj rrebelohem

Të kthehem gabim kur rruga t’ketë sfiduar

Ose t’i hedh litarët kur t’vërteta t’kem zbuluar

Andaj rrebelohem

Deri t’jetë kthjelluar pasqyra e avulluar

Deri sa të më dëgjojnë malet e shurdhuar

Kështuqë rrebelohem

I patrembur ditën kur do të tretem e pres

Unë jam gjithmonë ne, o univers!

Mësyja, dhe me asgjënë më bëj barazi

Por, e imja ekzistencë është e imja përkatësi.

Versioni anglisht:

So I rebel

Against the sun that burns and not just warm

Against the wild seas I sail ‘til they calm

So I rebel

When that heedless light blinds more than it shines

Or when starless dark covers our clear skies

So I rebel

Against the feeding rain that rather floods

Until it not sinks homes but it grows buds

So I rebel

Against turning astray from testing roads

Or when finding truths but throwing the ropes

So I rebel

Against the fogged mirror until it’s clear

Against the deaf mountains until they hear

So I rebel

Fearless I await the day I disperse

O, for I am always us, universe!

Go ahead, equal me to nothingness:

My existence is my belongingness.

Finished on 23th September, 2018.

Comments are closed.

Navigate