BLUES DELIGHT – SIKUR TË KISHA PARA

BLUES DELIGHT – SIKUR TË KISHA PARA

Sikur të kisha para
Do t’u blija këtyre njerëzve një vend për jetesë
Por krejt çka kam
Është e pavlerë
Dhe kam pak kohë.

Sikur të kisha besim
Do të ulesha në gjunj
Nëse do të besoj
Në gjunj do të ulem
Por krejt çka kam është religjion i keq
Dhe nuk kam, s’kam ku të lutem.

Nëse do të kisha magji
Do ta pastroja këtë rrëmujë
Po të kem magji
Rrëmujën e tmerrshme do ta pastroj.
Por jam veç një punëtor
Dhe për më të mirën po shpresoj.

©️ Përktheu dhe përshtati: Nuhi Sadiku

Comments are closed.

Navigate