Charles Aznavour: Lamtumirë nënë

“Lamtumirë nënë” nga Charles Aznavour
Shqipëroi: Bujar Meholli

Tashmë të gjithë janë këtu,
dashuria e nënës i thirri,
ajo po u lë shëndenë…

Më në fund ia behën të gjithë
nga secili vend,
nga më i vjetri te më i riu
të gjithë tok rreth nënës.

Çiliminjtë lozin
aty në fund të dhomës
“Shttt, mos bëni zhurmë”,
vëmendja e fundit i kushtohet nënës.

Të gjithë kujdesen për të
duke iu afruar me rend
duart duke ia marrë dhe përqafuar,
tani kur ajo po ua lë shëndenë…

E Shenjta Mari, nëna e Zotit,
O Zonjë që kupton dhimbjet,
luten ata me zjarr
duke kënduar: Ave Maria, Ave Maria!
Sa shumë kujtime, sa shumë dashuri
rreth nënës,
sa shumë psherëtima,
sa shumë dhimbje therëse
rreth nënës.

Takimi i fundit me nënën
kështu mori formë,
nëna po u lë shëndenë,
një kavanoz me aromë peshku
e nxorën dhe si rit tok pinë.

Çuditërisht s’ka trishtim
të gjithë janë dorëzuar,
vëllai i madh lutet
tjetri ia thotë një kënge për nënën.

Rreth motrës së madhe
të gjitha gratë janë mbledhur,
tani kur nëna po jep shpirt.

Aty pranë qiriut që digjet
të gjithë përsërisin lutjen:
Tungjatjeta Mari!
Sa shumë kujtime, sa shumë dashuri
rreth nënës,
sa shumë psherëtima
dhe dhimbje therëse
rreth nënës.

Ajo, kurrë, kurrë, kurrë…
Ajo kurrë nuk do të largohet nga ne…

https://www.youtube.com/watch?v=mCDbvxeJVhc

Comments are closed.

Navigate