Dua

 

 

Dua t’i puth sytë,
sepse bota pastaj është më e qartë.

Dua ta nuhas erën e lëkurës tënde,
për t’marrë kuptim pastaj fërshëllima e shtrëngatës.

Dua t’kaloj nëpër çdo qelizë të trupit tënd, ta prek, nuhas e dëgjoj;
sepse vetëm pastaj do ta mendoj shkencën.

Dua ta dëgjoj frymëmarrjen tënde hove-hove,
pastaj edhe t’bindem se diçka brenda teje, vërtetë, rrahka sikur tik-taku i orës.

Dua t’kaloj përbri unazave,
për ta thelluar edhe më shumë dyshimin.

Dhe pyetja: ç’është kjo harmoni eshtrash?

Dua ta kundroj me sy t’picërruar simetrinë e organeve tua;
sepse vetëm pastaj harmonia e Universit nuk më lemeris.

Dua,
t’shoh edhe një copë herë n’sytë e t’u;
pastaj,
vafshin në djall edhe deti, edhe hëna, edhe koha..
edhe simetria.

A.S

 

 

 

Comments are closed.

Navigate