“Ëndrrat” nga Langston Hughes

Mbahu fort pas ëndrrave
Sepse nëse ëndrrat vdesin
Jeta është sikur një shpend krahë-thyer
Që s’mund të fluturojë.

Mbahu fort pas ëndrrave
Sepse kur ëndrrat ikin
Jeta është sikur një fushë e lënë djerrë
E ngrirë nga dëbora.

Langston Hughes, poet amerikan
Përktheu: Agon Sinanaj

Comments are closed.

Navigate