Evë

a jam dritë
kur nuk jam mish
mes dhambve, duarve
e ndrydhun
shtrydhun
kur nuk jam Streha e Pushimit
Dora e Butë a
Liria e Kafshnimit
a jam dritë
për dy sy
të zi, të kaltër
të verdhë a të kuq –
dritë për rrugën e gjatë mrena që ban njeri n’këtë rrethjetë
pa fitu kurrë gja

kur nuk jam përemër
a jam emër
a mish kriju për me u shtrydhë nër gishta
të trashë burrnorë
dhe kripë
asht çdoheret shpërblimi

Comments are closed.

Navigate