Ezra Pound – Një vajzë

Pema më ka depërtuar në duar,
Limfa e saj më ka mbushur krahët,
Pema është rritur në gjirin tim –
Teposhtë,
Degët rriten nga unë, si krahë.

Pemë je ti,
Myshk je ti,
Ti je si manushaqet me erën sipër tyre.
Një fëmijë – kaq i madh – je ti,
Dhe e gjithë kjo për botën është një çmenduri.

Përktheu: Redi Sheqeri
© Copyright Redi Sheqeri

Comments are closed.

Navigate