Feniks

S’do të ketë më dhimbje
Dhimbjen do ta zhdukim
Vetëm pasi të ndërtojmë Parajsën tonë në Ferr
Zaten cdo dhimbje ka kundërefektin e saj, cdo dhimbje ka feniksin e vet
Por, depresionit konstant si do t’ia bëjmë, e dashur?
Po eci mbi fushën me trëndafila, por këmbët më janë gjakosur nga gjembat.
Ah, as grusht, as shpresë, asnjë gjë motivuese nuk më ka mbetur.
Jetoj cdo ditë si të ishte e fundit
Por për fundin nuk mendoj, disi i frikësohem vdekjes
Edhe pse në shumë raste, nuk më bëhet vonë për të
Po shkoj drejt së panjohurës, drejt një errësire
Noshta dikur do ta shoh dritën e një tuneli, por frikësohem që kjo dritë do të më
verboj!
S’do të ketë më dhimbje vetëm atëherë kur do të vdesim
E, derisa presim të vdesim, ne cdo ditë do të jetojmë!

Autor: Zgjim Sherifi

Comments are closed.

Navigate