Fytyra treguese

Fytyra ka marrë shëmbëlltyrën e vet
Do ta shohësh krijesën në mua
Ekzistenca e së cilës mbrohet nga vetmija.
Një fytyrë e tillë të shpon
Sepse flet, tregon.
Atë që nuk mund të prodhohet, shkruhet apo imitohet.
Nuk kam kontroll mbi këtë fytyrë.
A më ke parë ndonjëherë nën dritën e diellit?
Një qiell i thatë dhe i ftohtë
Duke pasqyruar stërrmadhësinë e vet në fytyrën time, a ta ka shfaqur ndonjëherë tmerrin e saj?
A të ka treguar për rrjedhën e pathyeshme që nuk ndalet dot?
A ta ka bërë të ditur rrymën e dhunshme që përplaset pa mbarim?
Më rrotullon.
Unë jam krijesa e saj.
Unë jam trupi i saj.
Por përtej të gjithave, përtej ndonjë horizonti që mund të njihet
Unë jam diçka tjetër.

Autore: Eranda Bokshi

Comments are closed.

Navigate