INJORANCA- Poezi nga Philip Larkin

POEZI NGA PHILIP LARKIN (Poet anglez)
Përktheu: Veron Dobroshi

INJORANCA

E çuditshme të mos dish asgjë, të mos jesh kurrë i sigurt
Për atë që është e vërtetë, e drejtë apo reale,
Por detyruar të kualifikohem ose kështu ndjehem,
Ose thjesht duket kështu:
Dikush duhet ta dijë.

E çuditshme të jesh injorant për mënyrën se si funksionojnë gjërat:
Aftësia e tyre për të gjetur atë që kanë nevojë,
Ndjenjën e tyre të formës dhe përhapjen e përpiktë të farës,
Dhe vullneti për të ndryshuar;
Po, është e çuditshme,

Edhe të veshim një njohuri të tillë – për trupin tonë
Na rrethon me vendimet e veta –
E megjithatë kalojmë tërë jetën në pasaktësi,
Se kur fillojmë të vdesim
Nuk e kam idenë se pse.
Homazh për një qeveri  

Vitin tjetër do t’i sjellim të gjithë ushtarët në shtëpi
Për mungesë parash, dhe kjo është në rregull.
Vendet që ata i ruanin, ose i mbanin të rregullta,
Ne duam paratë për veten tonë në shtëpi
Në vend se të punojmë. Dhe kjo është në rregull.

Është e vështirë të thuash se kush donte që kjo të ndodhte,
Por tani është vendosur, askush nuk e mendon.
Vendet janë larg, jo këtu,
E cila është në rregull, dhe nga ato që dëgjojmë
Atje vetëm ushtaret bënë që këto probleme të ndodhnin.
Vitin e ardhshëm do të jemi më të lehtë mendërisht

Vitin tjetër do të jetojmë në një vend
Kjo i solli ushtarët në shtëpi për mungesë parash.
Statujat do të qëndrojnë të njëjta
Sheshet e mbytura në pemë, dhe duken gati të njëjtat.
Fëmijët tanë nuk do ta dinë se është një vend tjetër.
Gjith çka që mund të shpresojmë për ta lënë tani janë paratë.

Comments are closed.

Navigate