Autor: Musa Tullari
Nata
Në gjysëmerrësirë, shisha jeshil
Mbushur venë, skaj meje shkëlqen.
Pi. Dhe shtrihem afër aty.
Unë dëgjoj zemrën e femrës
Si një drenushë troket;
Aty skaj meje shtrihet Ana.
Gjethurinat e gështenjave fëshfërijnë në erë.
Po bie vesa?
Hëna nëpër degë vërenë, e moçme dhe e lodhur; gjumashe.
Më lejo ta prekë zemrën tënde me dorë.
Më lejo flokët tua t’i perkdhel, Ana !
Thyej natën qelqnajë.
Bari. Dhe gjoksët…Knaqësi.
Hëna nëpër degë nuk shikon
As zhurmërimi i gjetheve në erë.
Po bie vesa ?
Comments are closed.