Në vdekjen time

NE VDEKJEN TIME

Në vdekjen time se dua askënd.
Dua t’vdes i vetëm, pa të tjerët.
Dua t’vdes sic s’mund t’jetoja: me veten në mesin e të tjerëve!

Në vdekjen time të heshtin të gjithë!
S’dua të me flitet pranë varrit,
Eshtë folur shumë. Kanë folur të gjithë.
Tani lërmeni t’vdes në heshtje.
Le t’pajtohemi njëherë, se asnjeherë su pajtuam.

Në vdekjen time mos më ngushlloni!
Se nuk friksohem nga ferri, atë sapo e kalova.
Askush.
As ai!
Ai ka gënjyer gjithë jetën.

Në vdekje time t’du ty, Qiell!
Ty t’du. E Dua shiun dhe ylberin tënd, hënën dhe diellin tënd.
Se e dua të bukurën, prandaj ty.
E dua tokën, dua mikpritje nga ty!
Atë se gjeta mbi ty prandaj nën ty. O madhështi!

Mbi tokë e nën qiell, e dua femrën!
Femrën e dua.
Me fustan t’bardh, se m’simbolizon paqen!
Me flokë t’gjata se m’simbolizon brishtsinë!
Këmbzbathur, duarhapur, trupdrejt. Kshtu e dua, se m’simbolizon thjeshtësinë.
Me kokë lartë, me qeshje t’lehtë se m’smibolizon t’përjetshmen, dashurinë!
Kështu e dua, si se gjeta asnjëherë!

Në vdekjen time,
e dua qiellin, tokën dhe femrën!
Se t’vertetën e dua.

Autor: Qendrim Badalli

Comments are closed.

Navigate