Nëse, pasi të vdes

Poezi nga Fernando Pessoa

NËSE, PASI TË VDES

Nëse, pasi të vdes, duan ta shkruajnë biografinë time,
Nuk ka asgjë më të lehtë.
Kam vetëm dy data – të lindjes, dhe të vdekjes.
Mes njërës dhe tjetrës të gjitha ditët janë
të miat.
Jam i lehtë të përshkruhem.
Jetova si i marrë.
I desha gjërat pa ndonjë sentimentalizëm.
Kurrë nuk pata një dëshirë që nuk munda të përmbush, sepse
Unë kurrë nuk u verbërova.
Edhe dëgjimi nuk qe për mua më shumë se një
shoqëruese e shikimit.
Unë kuptova se gjërat janë të vërteta dhe të gjitha janë
të ndryshme nga njëra-tjetra.
E kuptova atë me sytë, kurrë me mendimet.
Ta kuptosh atë me mendimet do të ishte të gjeje
të njëjtën gjë.
Një ditë u ndjeva i përgjumur si ndonjë fëmijë.
Unë i mbylla sytë e mi dhe fjeta.
Dhe përveç kësaj, unë isha vetëm poet i Natyrës.

Përktheu nga spanjishtja: Butrint Haxhaj​

Comments are closed.

Navigate