Pa përmbajtje
Pa përmbajtje qenë mimikat,
Gojët e liga vrerin e sosën.
Mendjet e përcipta u vyshkën,
Asgjë më s’u tha.
Caqet u shndëruan në pikënisje,
Rrugët u shkërmoqën.
Kujtimet mbetën ‘mbetje arkaike’
E tashmja u derdh nga qiejtë.
Agon Sinanaj
Comments are closed.