Pa titull

N’ata sy
Detin e pashë,
Valët tek valëzonin qetësisht.
Qiellin e pashë
në delirin e kaltërsisë.
Shpirti yt m’u dha n’ata sy
i patrazuar – në moshën
e padijes

Por deti, thashë, di të jetë edhe
i trazuar.
Kur do ta shohë n’ata sy
detin e tërbuar, kur anijet t’i
kenë ngre velat.
Qiellin e ngrysur
kur do ta shoh.

Shkruajti: Agon Sinanaj

Comments are closed.

Navigate