PINK FLOYD: MIRUPAFSHIM O QIELLI BLU

MIRUPAFSHIM O QIELLI BLU (Goodbye Blue Sky)


Shiko nënë, një aeroplan tutje në qiell

A i pe ata të frikësuarit?
A i dëgjove bombat tek bienin?
A e ke pyetur vallë veten
pse duhet të kërkojmë strehim…
kur më e mira e botëve
na shpaloset nën qiellin blu?

A i pe ata të frikësuarit?
A i dëgjove bombat tek bienin?
Flakët ka kohë që janë shuar
Por dhimbja heziton të largohet.

Mirupafshim o qielli blu,
Mirupafshim o qielli blu,
Mirupafshim
Mirupafshim…


Poezia nga Roger Waters
Përshtati: Ardian Batusha

Comments are closed.

Navigate