Poezi nga Jim Morrison

Këtu mund të lexoni 3 poezi nga Jim Morrison, me përkthim të Veron Dobroshi.



VETËM DUKE MENDUAR PËR TY

Duke shikuar dallgët rrokullisur në oqeanin blu

Me një buzëqeshje në fytyrën time vetëm duke menduar për ty

Kujtimet e ëmbla, momentet e ëmbla që kemi ndarë

Më përkëdhelin si fllad i butë që mbush ajrin

Ndjenja e dashurisë që kam kur mbaj dorën tënde

Natë vere kur ecë në rërë

Valët që derdhen mbi shkëmbinjtë përgjatë vijës bregdetare

Më sjellë lot në sytë e mi duke e ditur që je imja

Ndarja e një dashurie si e jona, zemra ime e lumtur psherëtin

Duke shikuar retë vjollcë që lundrojnë shkujdesshëm

BOTA NE ZJARR  


Bota në zjarr
Taksi nga Afrika
Hoteli Grand
Ai ishte i dehur
Festë e madhe mbrëmë
Kthehem mbrapa
Në të gjitha drejtimet
Duke fjetur këto orë të çmendura
Nuk do të zgjohem kurrë më
Në humor të mirë
Jam i lodhur nga kutërbimi i këtyre çizmeve.

BURG

Muret bërtasin sëmundje poezie/seks

Rënkim i brendshëm si një makinë e çmendur

Rënë në një shpellë buburrecash apo brejtësish

Kompjuteri

Fytyra burrash

Kolazh muri

Çështje leximi

Tregtarët

Jam udhëzues për në labirint

Eja dhe më shih

Në hotelin e gjelbër

Dhoma nr.32

Do të jem aty pas orës 9:30 në mbrëmje

Do t’ju tregoj vajzën geto

Do t’jua tregoj djegien

Do t’ju tregoj njerëz të çuditshëm

Fanitje, si bisha në prag revolucioni

Kini frikë Zotërat

 që janë sekrete midis nesh

duke lënë kabinën e telefonit, isha goditur nga një duhmë e çuditshme

Grua e çmendur e një vendi të vjetër

Vjen t’i ngacmoj fantazmat e qytetit

Këmbë leshtore me plagë të hapura

Nga cili moçal apo shkëmb

u zvarrite që të na kujtosh

çfarë kemi zgjedhur që të lëmë

Comments are closed.

Navigate