POEZI NGA RICHARD BRAUTIGAN (Poet amerikan)
Përktheu: Veron Dobroshi
PRITJA
Duket sikur kanë kaluar vite
Para se ta marr buqetën e puthjeve
Nga gojë e saj
Dhe t’i vendos ato
Në një vazo ngjyrë agimi
Në zemrën time
Por
Pritja ia vlejti.
Sepse
Unë
Isha i dashuruar
NGJYRA SI FILLIM
Harroje dashurinë
Une dua të vdes
Në flokët e tu të verdhë
ROMEO DHE ZHULIETA
Nëse ti do të vdesësh për mua,
Unë do të vdes për ty
dhe varret tona do të jenë si dy dashnorë
duke larë së bashku rrobat e tyre në lavanderi
Nëse do ta sjellësh sapunin
Unë do ta sjell zbardhuesin.
KAPELA E KAFKES
Me reshjen e shiut
kirurgjikalisht përballë çatisë,
Hëngra një pjatë me akullore
që dukej si kapelë e Kafkës.
Comments are closed.