Sekreti i dashurisë!

Kurrë mos e shfaq dashurinë,
Jeton dashuria që nuk thuhet;
Si ajo era që fëshfërin lehtas
Në heshtje dhe pa u vërejtur.

I fola dashurisë,
Ia shpalosa gjithë zemrën time;
Ajo iku,
Në ethe, ftohtë,
E trembur për vdekje.

Sapo iku prej meje,
Ia behu një udhëtar,
Heshtazi, pa u vërejtur,
E rrëmbeu me një pëshpërimë.

William Blake, Poet anglez
Përktheu: Agon Sinanaj

 

Comments are closed.

Navigate